KOSOVË, Mustafa propozon formimin e një komisioni për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, theksoi të mërkurën se Kosova rrezikon të mbetet pa liberalizim të vizave edhe në vitin 2017, në rast se nuk ratifikohet marrëveshja e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

isa-mustafaNë fjalën e tij në mbledhjen e qeverisë kryeministri Mustafa propozoi formimin e një komisioni, i cili do të bëjë vlerësimin e territorit të Kosovës.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar kërkesën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar me qëllim të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e dëshmorëve të kombit të UÇK-së. Zëvendës kryeministri Hajredin Kuçi , tha se deri më 23 dhjetor ka afat ky komision të përfundojë me shqyrtimin e 100 aplikacione të mbetura .

Po ashtu qeveria miratoi edhe kredinë nga BERZH, ku 24 milionë euro mjete do të merren për fondin e depozitave.

Gjatë kësaj mbledhje, qeveria miratoi propozim vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për autoritetin rregullativ të komunikimeve elektronike dhe postare lidhur me detyrimet që dalin për implementimin e marrëveshjes së Telekomnikacionit, bazuar në marrëveshjen e Brukselit. Qeveria ka ndarë 20 mijë euro .

Shekulli Agency