Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka deklaruar se gazi lotsjellës është futur në sallën e Kuvendit me ndihmën e Policisë së Kosovës.
Po ashtu, Konjufca bëri të ditur se po e njëjta sasi e gazit lotsjellës është siguruar nga Policia e Kosovës.
Konjufca tha se nuk është e kapur tërë Policia e Kosovës nga shteti.
Ai tha se ka polic që e përcjellin zhvillimet në vend dhe janë të shqetësuar me ‘Zajdenicën’ dhe demarkacionin.
Sipas tij, gazi lotsjellës është futur në Kuvend para disa dite me ndihmën e Policisë.