Kocias: Për emrin do të bisedohet pas zgjedhjeve

kociasPër çështjen e emrit do të diskutohet pas zgjedhjeve në Maqedoni. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kocias, në një intervistë për “Katimerini” duke shtuar se parashikon rritje të presionit për zgjidhje të kontestit disa vjeçar pasi të mbarojnë  zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.

“Pas zgjedhjeve kjo çështje do të jetë lëndë e konsultimeve mes dy ministrive për punë të jashtme dhe duhet që mos të lejojmë përzierje e palëve të treta. Këtu nënkuptohet duhet edhe ndihma e ndërmjetësit të OKB-së, Metju Nimic”, ka thënë Kocijas.

Ai ka folur edhe për masat për ndërtimin e mirëbesimit mes dy vendeve. Në pyetjen nëse këto masa i afrojnë vendet më afër zgjidhjes së emrit ai ka thënë se kjo çështje mbetet të shihet.

“Por duhet ta dini se masat për ndërtim të besimit kanë ndihmuar shumë që të rrënohet fotografia e Greqisë në Shkup, se ne dëshirojmë që të shkatërrohet ku shtet. Greqia dëshiron që ajo të ekzistoj dhe për këtë arsye është vendosur veto kur BE ka diskutuar për sanksione ndaj IRJM-së”, ka shtuar më tej.

Problemi sipas tij qëndron në atë kumbara i shteti ka bërë gabim në lidhje me emrin.

Enis Murtezi /SHENJA/

Shekulli Agency