Kim Mehmeti: Do të jem pjesë e Këshillit Mbipartiak

kim-mehmetiShkrimtari Kim Mehmeti, sot ka marr pjesë në emisionin“Wake Up” ku ka folur për romanin e tij më të ri të dal nga shtypi para ca ditësh nga SHB SARAS, “Shpërngulja e të vdekurve”.

Gjatë bisedës me drejtuesin e emisionit nuk kanë munguar as pyetjet që kanë të bëjnë me spekulimet e kohëve të fundit që kanë të bëjnë me atë se a do të jetë edhe Kim Mehmetit anëtarë i Këshillit Mbipartiak? Lidhur me këtë, Kim Mehmeti ka pohuar se tashmë ai ka vendosur që të jetë pjesë e Këshillit Mbipartiak opozitarë, duke thënë se gjithmonë ka qenë krahë i atyre që e luftojnë destruktivitetin politik, raporton zhurnal.

“Obligim parësorë e kam atë për çka më paguan televizioni “Top-Channel”: të ruaj profesionalizmin dhe pavarësinë e zyrës së këtij televizioni në Shkup! Por unë jam njeri që ka simpatitë e vete politike që nuk i kam fshehur, siç kam edhe obligime qytetarë si person publik! Kështu që unë dua të jem i angazhua, andaj edhe gjithmonë jam krahë atyre që e luftojnë të keqen politike që na ka mbërthyer neve shqiptarëve të Maqedonisë. Me këtë dua të them se kam vendosur që të jem pjesë e Këshillit Mbipartiak, ngaqë mendoj se të gjithë ne duhet të jemi opozitë e këtij destruktiviteti politik që ka adresë të caktuar – BDI-në e PDSH-në”

Përndryshe Kim Mehmeti për disa ditë do të qëndrojë në Tiranë.

Shekulli Agency