Këshilli Opozitar: Maqedonia-kalbësirë shtetërore në duart e nëntokës politike!

keshilli-opozitar-maq-755jpgDuke u nisur nga e vërteta se Maqedonia është kalbësirë shtetërore, ku do shkojë deri në fund shpërbërja e të gjitha institucioneve të shtetit të drejtuara nga regjimit kriminel VMRO-BDI;

Duke u mbështetur në të vërtetën se ky shtet është ndërtuar edhe mbi mëkatet dhe padrejtësitë që u janë bërë shqiptarëve, e për çka thuajse asnjëherë nuk reaguan forcat opozitare maqedonase dhe asnjëherë nuk u korrigjuan padrejtësitë e bëra;

Duke pasur parasysh se institucionet e këtij shteti janë në duart e nëntokës politike si dhe në shkërbim të atyre që për ta shpëtuar vetveten, nuk hezitojnë të shkelin edhe mbi gjakun e pafajësisë;

Duke u nisur nga e vërteta se shumë lehtë mundë të përsëritet e kaluara, kur regjimi VMRO-BDI e mbulonte fytyrën e vet kriminale me ngjarje të inskenuar tragjike mbi shqiptarët, Këshilli Opozitar i fton të gjitha partitë opozitare, organizatat joqeveritare dhe individët, që të bashkohen dhe të ndërtojnë strategji të përbashkëta për të pamundësuar dëmtimin e idealit të shqiptarëve të Maqedonisë, si dhe për të mos mbetur vetëm vëzhgues dhe ndihmës të partive politike maqedonase, të cilave u kujtohen shqiptarët vetëm kur ato përballen me njëra tjetrën.

Shekulli Agency