Kërcënohet profesori Ali Pajaziti

pajazitiMAQEDONI– Profesori universitar Ali Pajaziti përmes profilit të tij në Facebook ka bërë të ditur se është kërcënuar nga një person përmes telefonit. Ai madje ka publikuar edhe numrin e kërcënuesit, duke shtuar se nuk e ka ndërmend të frikësohet. Në një prononcim për televizionin Shenja, Pajaziti tha se bëhet fjalë për kërcënime nga nëntoka politike.

“Sonte ne ora 8:47 në viber nga një numër i T-Mobile mora mesazhe me ofendime dhe kërcënim për sigurinë time, me fjalë nga më të ultat. Ky njeri me gjasë i shtyrë nga qarqe të nëntokës politike është pasojë e luftës së pistë të kësaj fushate parazgjedhore. Ky është një indikator se në çfarë derexheje kanë rënë servilët e prijësve të politikës sonë”.

Profesori Pajaziti ka marrë kërcënime për sigurinë e tij fizike nga personi i apostrofuar. Mesazhet që ka marrë, përmendin “gepekun”,  “do e marrësh vesh pas disa ditëve”, “ne ia kemi bë kështu e ashtu shkaut…”, e të ngjashme.

Ndryshe, Ali Pajaziti është profesor me renome, me qasje kritike ndaj dukurive negative në shoqëri, veçanërisht në Maqedoni.

Shekulli Agency