Kastriot Islami: Ja “arritjet” e Ramës në vitin 2015

kastriot-islami-32256Deputeti demokrat Kastriot Islami ka reaguar lidhur me kartolinën e urimit të Kryeministrit Edi Rama, ku përmendte arritjet e qeverisë në vitin 2015. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Islami ka listuar “arritjet” e Ramës.

Ja çfarë shkruan deputeti demokrat Kastriot Islami

Varfëria është në rritje.
Papunësia në rritje.
Borxhi në rritje.
Kultivimi i drogës në rritje.
Trafiku i drogave të forta në rritje.
Pasiguria në rritje.
Vrasjet në rritje.
Aksidentet në rritje.
Vjedhjet e shtëpive në rritje.
Tarifat për studentët në rritje.
Çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve në rritje të papërballueshme. Burgosjet selektive në rritje.
Largimi i shqiptarëve nga vendi në rritje si asnjëherë tjetër.
Aplikimet për vizat amerikane në rritje të paimagjinueshme.
Vjedhjet e qeveritarëve në rritje.
Koncesionet për qeveritarët, deputetët e klientelës, miqtë në rritje.
Shpenzimet për udhëtime jashtë shteti, makina luksi, dreka e darka të Kryeministrit dhe qeveritarëve në rritje të paparë.
Mashtrimet në rritje.
Deshtimet ne rritje.
Presioni policor në rritje.
Dëshpërimi i qytetarëve në rritje si asnjëherë më parë.
Numri i individëve me rekorde kriminale në poste publike në rritje.
Numri i kryetarëve të PS-së me rekorde kriminale, oligarkike dhe pa lidhje me socialistët në rritje të paimagjinueshme.
Perkeqesimi i marredhenieve me fqinjet ne rritje…
Zhgenjimi te partneret strategjike ne rritje…
Mosbesimi ne vendet e BE me rritje…
e tjere, e tjere, e tjere…
****
Paga në fuqi blerëse është në zbritje.
Pensionet në vlerë reale në zbritje.
Të ardhurat në zbritje drastike.
Shpenzimet për arsimin, shëndetësinë, ushtrinë, investimet e tjerë në zbritje historike.
Shpresa e shqiptarëve në pikiatë.
Besimi i qytetarëve te qeveria minus.
****
Irritimi i qytetarëve në rritje eksponenciale.
Dëshira për protesta ne rritje, e papërmbajtshme.

Shekulli Agency