Jahjaga: Aspiratat e Kosovës po rrezikohen thellësisht nga ngjarjet e fundit

Screenshot_2015-10-24-14-28-22-1Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet një deklarate, ka shprehur shqetësimin dhe keqardhjen për zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

Sipas Presidentes Jahjaga, skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare.

“Apeloj te deputetët e opozitës të heqin dorë nga dhuna. Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t’i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes”, ka thënë Jahjaga.

“Qytetarët që na kanë zgjedhur presin nga ne të jemi shembull i promovimit të sundimit të ligjit, respektim të procesit demokratik.

“Dialogu është gurthemel i demokracisë. Aty ku ka dialog, ka zgjidhje”, ka vlerësuar Jahjaga.

Shekulli Agency