Ja në ç’formë bëhet instrumentalizimi i mediave në Maqedoni gjatë fushatës para zgjedhore

civ-6555Nën organizim të Shoqatës për Zhvillimin e Mediave “Onlimit Media” dhe në mbështetje të programit të ambasadës zvicerane “CIVICA” sot në zyrat e SHGM-së, u mbajtë një tryezë e rumbullakët në temë “Instrumentalizimi i mediave në Maqedoni gjatë fushatës para zgjedhore”. Në kuadër të kësaj tryeze si panelistë para gazetarëve kanë mbajtur fjalë rasti kreu i SHGM-së, Naser Selmani, Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë dhe Biljana Petkovska nga Instituti Medial i Maqedonisë.

Sipas bashkëbiseduesit të parë, Naser Selmanit fushata parazgjedhore në aspektin medial nuk është aspak korrekte, ngase një pjesë e konsiderrueshme e mediave janë të ndikuara kryekëput nga partitë në pushtet, kështu duke u shfrytëzuar si makina propaganduese nga ana e pushtetit. Dhe gjithë kjo katrahurë mediatike nuk mund të tejkalohet derisa nuk ekziston një qeveri demokratike.

“Nga kjo krizë e thellë e sistemit mediatik në Maqedoni, nuk mund të dilet nëse vërtet ne pas 11 dhjetorit nuk fitojmë një pushtet demokratik, tek e cila do të egzistoj angazhim, që ky vend të funksionoj si shtet dhe nëse këtë nuk e fitojmë unë mendoj që janë të kota gjitha tentimet qofshin ato të sektorit civil, të opozitës, të të gjitha sektorëve të shoqërisë, nuk do të ndryshoj ajo që, mediat përdoren si makina propaganduese”, deklaroi Naser Selmani, Shoqata e Gazetarëve në Maqedoni.

Nga ana tjetër Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë kujtoi që një vitë më parë, 25 media firmosën një Kartë Etike për raportim objektiv dhe të paanshëm, të cilën deri tani disa prej tyre e kanë thyer. Kjo Kartë përmbante disa principe, që ata nuk mundën ti përmbahen.

“Objektiviteti në informim, mosbalansim në mes informacioneve dhe komenteve, pavarësi, profesionalizëm dhe solidaritet në mes mediumeve, pavarësi editoriale dhe integritet profesional, rrespektim dhe tolerancë, liri dhe përgjegjësi”, kështu u shpreh Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë.

Ajo në ndërkohë shtoi se këto principe duhet respektuar secili medium jo vetëm nënshkruajtëse të Kartës, sepse çdo medium duhet ta ketë të qartë se në gazetari ekzistojnë parime etike që duhet përmbajtur dhe vetëm në këtë mënyrë ata mund të identifikohen si media të pavarura dhe profesionale.

Dhë bashkëfolësja e fundit Biljana Petkovska nga Instituti për Media bëri të ditur se ata si institut i cili monitoron gjatë fushatës zgjedhore kanë vërë në dukje se raportimi gjatë fushatës është më problematik se ai jashtë saj. Ndryshe sipas saj këto media kanë frikën e sanksioneve dhe se raportuesit transparent mund të vërehen gjatë periudhës së përditshme.

“Në instrumentalizimin e segmentit të tregut, më problematike është periudha jashtë fushatës zgjedhore se sa ajo brenda, sepse të gjithë e dimë që televizionet funksionojnë sipas rregullave të cilat u’a cakton Kodi Zgjedhor, sepse dënimet janë mjaftë rigoroze…gjeneralisht mediumet i prezantojnë pikëpamjet dhe qendrimet e ndryshme politike edhe të këtij 10 ditëshi nga përfundimi i fushatës”, përfundoi Biljana Petkovska nga Instituti Maqedon për Mediume.

Ndryshe pas përfundimit të fjalimeve të panelistëve vijuan pyetjet e ndryshme nga gazetarë të shtëpive të ndryshme mediatike, me ç‘rast panelistët dhanë sqarimet e tyre.

Shekulli Agency