Ilir Meta: Reforma në drejtësi përfundoi dje

meta-7766Sipas Ilir Metës, reforma në drejtësi ka përfunduar që ditën e djeshme dhe LSI është gati për ta votuar. Kryetari i Parlamentit e bëri këtë deklaratë nga Varrezat e Dëshmorëve, ku mori pjesë në homazhe.

“Për mendimin e LSI apo grupit të saj parlamentar, nga dita e djeshme reforma në drejtësi ka përfunduar, pasi kemi pritur fjalën përfundimtare të Komisonit të Venezias, EURALIUS apo OBDATE për disa çeshtje që nuk ishin ezauruar. Nga dita e djeshme me dorëzimin e draftitn nga ekspertët e OBDATE reforma ka përfunduar dhe LS është gati për ta votuar”-tha Meta.

Më tej ai shtoi se “LSI dhe unë personalisht kemi punuar që reforma të përfshinte sa më shumë aktorë, jo vetëm opozitën dhe besoj se gjithëpërfshirja ka qenë dimension i padiskutueshëm. Mund të vazhdojmë debatet për shumë vit, por  çdo minuta që kalon është kundër nesh përsa i përket procesit të anëtarësimit në BE. Duhet të ecim drejt procedurave parlamentare për ta votuar këtë reformë. Është e drejta e opozitës të kërkojë disa ditë më shumë, por e përsëris që për LSI kjo reformë ka përfunduar”.

Shekulli Agency