Grupi “Rugovasit” sulmojn me granatë dore Radio Televizionin e Kosovës

rtk-780x380Mbrëmjen e së hënës Radio Televizioni i Kosovës është sulmuar me një granatë dore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 dhe në ambientet e RTK ndodheshin punonjës të shumtë.

Mjeti shpërthyes është hedhur në vendin ku janë transmetuesit e valëve. Gazetarët dhe pjesa tjetër e stafit janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

“Rugovasit” marrin përsipër sulmin ndaj RTK-së

Në një njoftim, Grupi “Rugovasit”  kanë bërë të ditur se, RTK-në e kanë sulmuar me arsyetimin se është rreshtuar krah qeverisë. Njëkohësisht, ata u kanë bërë thirrje gazetarëve ta mbrojnë Kosovës duke raportuar realitetin.

Lexoni njoftimin e plotë:

Mbrem e sulmuam RTK-ne me granat dore. Arsyet per kete sulm jane si me posht:

1. RTKja nuk na e qiti njoftimin qe ne e kishim sulmue shpine e Murat Mehs para disa ditve.

2. RTKja per cdo dit po qet vec lajme pro demarkacion dhe pro qeveri. RTK-ja asht rreshtu ne anen e qeveris qe po i shet bjeshket tona.

I bajm thirrje krejt gazetarve me e mbrojt token e Kosoves duke e kallxu realitetin e jo me i qit hi syve te popullit tone.

Nese Qeverija nuk nalet sulmet tona kane me u ashpersu perhere ma shume.

Shekulli Agency