Grabitet banka në Tiranë

Një grabitje me armë  ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se shënjestra e grabitësve ka qenë një bankë në zonën e “21 Dhjetorit”.

Sipas informacioneve të para, dy persona janë futur në bankë me armë në dorë dhe me maska duke grabitur paratë.

Më pas ata janë larguar me një motor të vogël. Burime nga policia bëjnë me dije se forcat e rendit janë vënë në ndjekje të autorëve.

“Rreth orës 08:25, tek një filial i një banke të nivelit të dytë, tek kryqëzimi i 21 dhjetorit, kanë hyrë dy shtetas të dyshuar me armë zjarri dhe të maskuar me shall dhe kapele, të cilët pasi kanë neutralizuar sigurimin e bankës, kanë vazhduar drejt kasës.

Nga veprimet e para, është sekuestruar një armë zjarri i cili është dyshohet se është lënë nga autori Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për identifikimin e personave dhe kapjen e tyre.”, thuhet në deklaratën e policisë

Shekulli Agency