Gjykata Kushtetuese hedh poshtë procedurën për kryqin në Butel

kot-kus-maqGjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë iniciativën e Lëvizjes për Reforma PDSH për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Komunës së Butelit për vendosjen e kryqit.

Kjo u kumtua sot nga kjo gjykatë gjatë brifingut për gazetarët. Nga ky institucion u shprehën se ata nuk kanë kompetenca për vlerësimin e një vendimi të tillë.

Sekretarja e përgjithshme, Olivera Filipovska, tha se nga përmbajtja e vendimit të kontestuar del se në rastin konkret bëhet fjalë për akt jurdik individual me të cilën subjektit konkret Kongresi Maqedonas Botëror i jepet pajtueshmëri për vendosjen e kryqit në lokacionin në Komunën e Butelit, në bazë të kërkesës paraprake të subjektit, përkatësisht që shpenzimet për vendosjen e kryqit, do t’i kryejë parashtruesi I kërkesës, ndërsa ngapërmbajtja e vendimit të kontestuar del se bëhet fjalë për akt teknik për publikimin e vendimit të kontestuar në shpalljen zyrtare të Komunës Butelit.

“Kompetenca e Gjykatës Kushtetuese është vlerësimi irregulloressë përgjithshme të cilat përmbajnë norma të përgjithshme të sjelljes, përkatësisht të cilat rregullojnë raporte të subjekteve në të drejtën në mënyrë të përgjithshme dhe të cilat vërtetojnë të drejta dhe detyrime në numër të pacaktuar të subjekteve të të drejtës, ndërsa në rastin konkret akti kontestues nuk i përmban elementet juridike të cilët e përcaktojnë rregulloren si të përshtatshëm për vlerësim të kushtetuestshmërisë”, tha Sekretarja e përgjithshme, Olivera Filipovska.

Filipovka shtoi se gjykata ka vlerësuar se janë krijuar kushtet e nenit 28 alinea 1 nga Rregullorja e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e iniciativës.

Përndryshe, iniciativën për vlerësimin e kushtetueshmëri së vendimit për vendosjen e Kryqit në Butel e dorëzoi në mars të këtij viti kryetari i komunës  së Strugës, Ziadin Sela, sepse sipas tij, vendimi nukka qenë në pajtueshmëri me Parimin e Badinterit.

Teuta Buçi /SHENJA/

Shekulli Agency