FETO largon Elvis Naçin nga KMSH

Nga burime të sigurta të Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, tregojnë për largimin e imamit të mirënjohur mbarë shqiptar Elvis Naci nga posti i anëtarit të kryesisë të KMSH-së dhe nga sektori i thirrjes Islame. Tani më imami Naçi është vetëm një imam i thjeshtë në xhaminë Tabakëve, pa asnjë pozitë tjetër në Komunitetin Musliman të Shqipërisë, raporton KohaIslame.

Në Komunitetin Musliman të Shqipërisë sipas disa burimeve të njohura për stafin e KohaIslame, janë duke ndodhur disa ndryshime të mëdha, kjo si pasojë e ardhjes së krahut ekstrem të Gylenxhive apo grupit FETO të njohur si puçist në Turqi, të cilët përflitet se kanë kapur në dorë KMSH-në.

Nga Komuniteti Mysliman Shqiptar akoma nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare, por burimet tona nga njerëzit e pranishëm tregojnë për largimin e imamit Elvis Naçi.

/KohaIslame/

Shekulli Agency