“FETÖ do të jetë një problem i madh në vendet e Ballkanit”

basam-464533Kryetari i Qendrës së Studimeve Strategjike për Ballkanin (BASAM) dhe ish-deputeti i AK Partisë për qytetin Izmir, Rifat Sait, ka deklaruar se “Nuk janë të vetëdijshëm, por FETÖ do të jetë një problem i madh në vendet e Ballkanit. Ne kemi një shprehje ‘ushqeje sorrën (FETÖ-n) të të nxjerrë syrin‘, do të presim dhe do të shikojmë” raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Sait ka rikujtuar se më 29 shtator në qendrën e Përgjithshme të Federatës Botërore të Shoqatave të Ballkanit ka mbajtur një takim ku është folur edhe rreth tentativës për grusht të shtet nga FETÖ.

Në fjalimin e mbajtur këtu pasi ka pohuar se “i vërejnë si mike vendet e Ballkanit, por se shkollat e organizatës terroriste FETÖ që tentoi të përçajë Turqinë operojnë ende në Ballkan, kryesisht në Shqipëri ku ato janë të fuqishme”, Sait ka njoftuar se iu kanë bërë thirrje këtyre vendeve mike që të mbyllin sa më parë shkollat e FETÖ-s.

Gjithashtu Sait ka folur edhe në lidhje me 8 puçistët e përfshirë në tentativën e grushtit të shtetit nga FETÖ të cilët natën e 15 korrikut u arratisën me helikopter në Aleksandropolis të Greqisë.

“Pretendohet se bashkë më këto ushtarë që janë arratisur me helikopter në Greqi ka qenë edhe një person i huaj. Kush ishte ky person? Nga kjo pikëpamje këto të arratisur janë të rëndësishëm. Nëse keni vërejtur fytyrat e këtyre personave mbulohen gjithmonë sa herë që shkojnë në gjykatë. Sipas një informacioni që na ka ardhur ka mundësi që disa ose të gjithë këto ushtarë mund të jenë rrëmbyer nëpërmjet Bullgarisë. Nëse janë ende në burg ato duhet të identifikohen menjëherë. Nëse pas një kohe vijnë informacione se janë ‘arratisur‘ apo ‘janë vetëvrarë‘ kjo do të përbënte një skandal diplomati”.

Më tej pasi ka theksuar se Presidenti Erdoğan është lideri i Turqisë që në territorin e saj strehon mbi 3 milionë sirianë, Sait u shpreh se “Ai gjithashtu është person historik i cili duke vërejtur në sy liderët botëror në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ka mundur të shprehë se ‘Bota është më e madhe se pesë’. Nuk mjafton, por për këtë arsye dëshirojmë që presidentit tonë ti jepet çmimi Nobel për Paqe”.

Shekulli Agency