Fatos Lubonja për “Lagunën Blu”: Na kanë marrë peng kafshët. E patë që as me Ramën gjërat s’ndryshuan!

lubonjaFatos Lubonja ka bërë një shkrim për atë që po ndodh me “Lagunën Blu”

Ai thotë se e kishte parashikuar që edhe nëse ikte Berisha dhe vinte Rama në pushtet, gjërat nuk do të ndryshonin.

Dhe, sipas tij, ngjarja tek “Laguna Blu” po i jep të drejtë.

Kam bërë një arsyetim që disa e morën me qesëndi: Nëse fitonte Berisha, shqiptarët do të humbnin edhe katër vjet me shpresën se kur të vijnë këta të tjerët, gjërat do të ndryshojnë, kurse po fitoi Rama, do të ndërgjegjësohen më shpejt se këta nuk janë zgjidhja, por pjesë e problemit, prandaj ndoshta do të fillojnë të kërkojnë zgjidhjen e vërtetë.

Nuk e kisha menduar se qeverisja Rama do të punonte kaq shumë për të përmbushur sa më shpejt parashikimin tim.

Figurativisht do ta krahasoja sistemin oligarkik të qerretizmit të Shqipërisë që kanë ngritur këta me një godinë trekatëshe ku në katin e parë qëndron Samir & CO, dmth i ashtuquajturi biznes, në katin e dytë është perandoria e Sandri & CO, domethënë të ashtuquajturat media, kurse në katin e tretë është e ashtuquajtura politikë, ku sundojnë Rama, Berisha, Basha, Meta.

Por ndërkaq të tre katet janë të lidhura me shkallë të lëvizshme, që ndihmojnë që një pjesë e mirë e protagonistëve të lëvizin nga njëri katnë tjetrin, duke bërë edhe biznesmenin, edhe pronarin e mediave, edhe politikanin, veçanërisht duke qarkulluar pronat dhe paranë publike nga njëri kat në tjetrin”, shkruan Lubonja te Panorama.

Ai i krahëson ata që bëjnë pjesë në tre katet e pushtetit, me kafshët.

E para që duhet bërë për t’i gjetur është që gjithsekush që e ndien peshën e këtij kafshërimi të përditshëm ta kërkojë njeriun te vetja dhe jo të shpresojë se këtë problem do t’ia zgjidhin kafshët që ka krijuar.

Sepse e thotë edhe Ajnshtajni: Nuk zgjidhen problemet duke menduar në të njëjtën mënyrë si kur i kemi krijuar.

Dhe kafshë si këta të godinës trekatëshe e kanë konfirmuar tashmë se nuk njohin mënyrë tjetër të menduari përveç asaj kafshërore të Bllokut të Enver Hoxhës”, shkruan Lubonja.

Shekulli Agency