Ermira Mehmeti sqaron pse ndodhin vrasjet politike në BDI (Video)

Deputetja Ermira Mehmeti përfundimisht është kthyer në BDI dhe sërish flet nga pozitat e deputetes së kësaj partie, mirëpo toni rrebelues ende vërehet në paraqitjet e saj. Në intervistën e dhënë për televizionin “24 Vesti” Mehmeti mes tjerash ka kritikuar dukurinë e krijimit të “sherifëve lokalë” në BDI ku koncentrohet fuqi dhe ndikim i madh. “Kjo shkakton përplasje edhe me çmim të jetës, gjë që për fat të keq edhe ndodhi”, tha mes tjerash Mehmeti.

Ajo kritikoi ashpër edhe angazhimin e rrejshëm të BDI-së për Marrëveshjen e Ohrit  dhe për integrimin në NATO dhe BE, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për angazhim deklarativ.

“Për fat të keq për momentin kemi vetëm angazhim deklarativ për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, kurse analiza tregon se sa në fakt ka dobësi në sistem, dhe ekziston angazhim deklarativ për agjendën e BE-së dhe NATO-s, për të cilën e dimë se në çfarë faze, për fat të keq, gjendet në këtë moment”, tha Mehmeti, duke kritikuar dy pikat kryesore që janë bazë e lëvdatave në paraqitjet e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Shekulli Agency