Bilall Kasami takon ambasadorin e Holandës në Shkup

kasami(MAQEDONI) -Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot është takuar me Ambasadorin e Holandës, Wouter Plomp. Në takim të pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi.

“Gjatë këtij takimi u bisedua për krizën e aktuale në vend dhe, me këtë rast, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, shprehu shqetësim e tij të thellë lidhur me zhvillimet e fundit këtu në Maqedoni. Njëkohësisht, kryetari i Lëvizjes Besa e njoftoi Ambasadorin edhe për përkrahjen e Lëvizjes BESA në marshin protestues të ftuar nga Këshilli Opozitar për në 9 Maj. Ndërkaq, Ambasadori Holandez, Plomp, ka njoftuar përfaqësuesit e Lëvizjes Besa me qëndrimin e tyre lidhur me zhvillimet e fundit politike, si dhe për angazhimin e tyre serioz si shtet i BE-së për daljen e Maqedonisë nga kriza e thellë politike që e ka kapluar. Lëvizja Besa edhe një herë ka theksuar se platforma e saj “Ridefinimi” është një mundësi e mirë për dalje nga kriza, ku është paraparë se si duhet të definohet shteti i Maqedonisë – si shtet i barabartë në të gjitha fushat midis shqiptarëve dhe maqedonasve. “Ridefinimi” po ashtu përfshin edhe domosdoshmërinë e krijimit të Gjykatës Speciale, e cila del si nevojë e patjetërsueshme për zgjidhjen e krizës politike”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa..

Shekulli Agency