Bilall Kasami: BDI-në e nervozon fakti se do t’i humb zgjedhjet

kasami-8921Rilindje me BESË sonte ishte prezent në Hasanbeg dhe Haraçinë, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, tha se sa më shumë që rritet mbështetja ndaj BESËS, aq më shumë rritet nervoza te BDI-ja, e cila sipas tij, tashmë e ka të qartë se më nuk do të jetë në pushtet. Sipas Kasamit, paniku e ka kapluar edhe VMRO-DPMNE-në e cila, siç tha ai, e trishton e vërteta se pas këtyre zgjedhjeve do mbetet pa degën e vetë shqiptare, pa shërbëtorët dhe vasalët e vetë shqiptarë, pa BDI-në. Kasami shtoi më tej se nuk duhet me i votuar ata që montuan Sopotin, Brodecin, që likuiduan Harun Aliun me shokët, që lejuan Enciklopedinë maqedonase, dhe shumë të tjera.

“Të dashur miq, unë i kuptojë ata që më pyesin pse duhet ta përkrahin Lëvizjen BESA, por nuk i kuptoj ata që aq shpejt harruan Sopotin, Brodecin, likuidimin e Harun Aliu me shokët, Enciklopedinë maqedonase, Projektin Shkupi 2014, rrahjet e fëmijëve tanë nëpër lagjet e Shkupit, natën tragjike në lagjen e Trimave në Kumanovë si dhe shumë tragjedi tjera të këtij regjimi VMRO-BDI. Pra unë nuk ia dal t’i kuptoj ata që edhe sot i duartrokasin BDI-së dhe që bëhen se kanë harruar shqiptarët e pafajshëm të burgosur me burg të përjetshëm, lotët e nënave shqiptare si dhe me dhjetëra mijë të rinj shqiptarë që e braktisën vendlindjen”, deklaroi kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

/SHENJA/

41

Shekulli Agency