Bexheti: Me afrimin e zgjedhjeve, partitë po humbin ndikimin në teren

Abdylmenaf-BexhetiAnketa e IRI-t paraqet gjendjen reale dhe faktike që mbizotëron në Republikën e Maqedonisë’. Kështu shprehet akademiku Abdylmenaf Bexheti, sipas të cilit me afrimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, partitë në pushtet kanë filluar të zbehen dhe të humbin ndikimin e tyre në teren. Kështu ndodhë edhe me kryeministrin Gruevski rizgjedhjen e të cilit në krye të qeverisë e mbështesin vetëm 35 për qind e të anketuarve nga IRI, derisa 52 për qind kërkojnë largimin e tij.

“Sa po vjen dhe afrohet prilli i viti të ardhshëm, partitë në pushtet po humbin ndikimin, dita ditës qytetarët vetëdijësohen në atë punë. Bile partitë politike kanë filluar të zbehen në njëfarë mënyre dhe të paraqiten më shumë si në rolin e sakrificës, se sa në rolin e përgjegjësit. Dëshirojnë që të pranojnë fajin që gjysma tu falet. Mirëpo mendoj se ky rol dhe ky skenarë nuk do t’ju funksionoj”, deklalroi Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Anketa e IRI-t e publikuar ditë më parë për herë të parë ka vënë në pah se qytetarët janë më tepër për zhvillim ekonomik se sa për sistem demokratik të qeverisjes, kjo sipas profesorit Nikolla Popovski është se qytetarët kanë nevojë për standard më të mirë jetësorë.

“Anketa duhet të merret si një sinjal i qartë nga ana e qytetarëve për gjendjen e vështirë ekonomike dhe se u ka ardhur gjithçka përmbi kokë, se kanë jetë të vështirë dhe se dëshirojnë jetë më të mirë ekonomike, standard më të mirë, punësime më tepër, paga më të larta”, u shpreh Nikolla Popovski, profesor universitar.

“Qytetarët kanë definitivishtë nevojë dhe shprehin në një farë mënyre mbështetjen e çështjes sociale, ekonomike, krahasimishtë me postulatet politiko demokratike. Në fakt standardet politiko demokratike janë një benchmark i lartë në kushte kur ju keni situatë shumë të pakëndshme sociale dhe ekonomike. Nëse e keni mungesën elementare të mbijetesës, të kërkoni standarde të funksionalitetit të të drejtave bazike, të demokracisë funksionale apo të gjyqësorit të pavarur janë pak si standarde të larta”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti, akademik.

Anketa e IRI-t e publikuar një ditë më parë thekson skepticizmin e qytetarëve në përmbushjen e Marrëveshjes së Përzhinos dhe presionin politik që do të ushtrohet mbi Prokuroren speciale Katica Janeva gjatë shqyrtimit të përgjimeve.

 

Shekulli Agency