BESA: Vendbanimet shqiptare pa ujë edhe në 2016-ën

mesud-rushiti-besaVendbanimet shqiptare vazhdojnë të vuajnë për ujë të pijshëm edhe në vitin 2016, vlerësojnë nga Lëvizja Besa. Mesud Rushiti, deklaron se kanë hulumtuar vendbanimet që kanë mungesë të ujësjellësve, të atyre që kanë mungesë të ujit të pijshëm, por edhe të vendbanimeve që kanë problem me cilësinë e ujit të pijshëm.

“Vendbanimet shqiptare që kanë mungesë të ujësjellësit:Fshatrat Dllapkidoll i Epërm dhe f. Drogomisht i Madh në Komunën e Kërçovës, Fshati Llopat në Kumanovë, Fshati Luboten në Komunën e Butelit – Shkup, Fshati Nigishtan në Gjorçe Petrov – Shkup”, tha Mesut Rushiti nga Lëvizja BESA.

Nga Lëvizja Besa thonë se vendbanimet shqiptare që kanë mungesë të vazhdueshme të ujit janë:

Lagjja e Vizbegut dhe disa rrugë të rrethit të Shutkës në Komunën e Shuto Orizarës dhe Butelit në Shkup, Fshatrat Tuhin, Sërbicë, Haranjell dhe Zhubrinë në Komunën e Kërçovës

Fshatrat Dobroshtë, Tearcë, Sllatinë, Përshevcë dhe Glogjë të Komunës së Tearcës – Tetovë

Fshatrat Kamjan, Pirok, Pallçisht, Siniçan, Kallnik, Rakovec të Bogovinës – Tetovë

Fshatrat Bukoviq, Llaskarcë, Radushë, Kondovë dhe Arnaqi e Poshtme të Sarajit – Shkup

Fshatrat Jabollcë, Çiflig dhe Svetapetkë të Komunës së Sopishtës – Shkup

Fshatrat Zhitoshë, Debresh dhe Llazhan të Komunës së Dollnenit

Komuna e Dibrës

Fshatrat Presille, Nerovë, Alldançe të Komunës së Krushevës

Fshatrat Tatesh i Epërm, Tatesh i Poshtëm, Livadhi dhe Novosellë të Strugës

Fshati Batincë i Komunës së Studeniçanit

Fshatrat Çajlë, Forinë dhe Çegran të Gostivarit

Qyteti i Tetovës

Fshatrat përreth Tetovës.

Sipas Mesut Rushitit nga Vendbanimet shqiptare që kanë probleme me cilësinë e ujit të pijshëm, janë nga fshati Llojan deri në fshati Nikushtak të Komunës së Likovës

gjitha vendbanimet e Komunës së ZhelinësFshati Nerasht – Komuna e Tearcës

Komuna e VrapçishtitFshatrat Cernilishtë dhe Desovë të Komunës së Dollnenit

Fshati Rramanli – Kumanovë, Komuna e Haraçinës. Përveç kësaj, sipas Rushitit, problem më vete është infrastruktura e vjetëruar, në të cilën nuk është bërë asnjë investim që nga koha e ish Jugosllavisë, siç janë vendbanimet e Çairit, të Studeniçanit e shumë të tjera.

“Ky është “suksesi” i këtij pushteti, kjo është gjendja në të cilën i ka lënë vendbanimet shqiptare ky pushtet. Në vend që të flasim për produksione filmi e për festival të poezisë, ky pushtet na bëri që ne ende të flasim për ujin dhe të mburremi nëse diku kemi mundësi të pimë ujë – asgjë më shumë se kaq”.Krejt kjo ka ndodhur dhe ndodhë në kohën kur partitë në pushtet, pra çifti VMRO-BDI, për më pak se dhjetë vite kanë shpenzuar gati 1 miliard euro para të qytetarëve për të bërë përmendore të carëve serbë, të pallateve e kafshëve në projektin “Shkupin 2014”, tha më tej Mesut Rushiti.

Lëvizja BESA i fton qytetarët që ta dënojnë pushtetin aktual në zgjedhjet e 11 dhjetorit, duke potencuar se një pushtet që të lë pa ujë, së paku duhet ta lësh pa votë.

Mefail Ismaili /SHENJA/

Shekulli Agency