BESA: Shqiptarët nuk janë të përfaqësuar në bisedimet e “Përzhinos”

Bilall-Kasami-Levizja-Besa“Shqiptarët e Maqedonisë janë të papërfaqësuar politikisht nëpër institucionet shtetërore, por sidomos kjo del në sipërfaqe më së shumti në bisedimet e ‘Përzhinos’, kështu kanë reaguar nga Lëvizja BESA, të cilët kanë shtuar se interesat e shqiptarëve përfundimisht u tradhtuan dhe mbetën jetime në përfaqësimin e tyre politik.

“Kjo u pa në bisedimet e mbrëmshme, ku përfaqësues i BDI-së dhe PDSH-së ishte vetë Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së, kurse interesat e shqiptarëve përfundimisht u tradhtuan dhe mbetën jetime në përfaqësimin e tyre politik. Lëvizja BESA konsideron se këto veprime të fundit të BDI-së dhe PDSH-së janë mbështetur tërësisht në VMRO-DPMNE-në dhe shpresojnë në fatin e mosshpërthimit të bombave të LSDM-së.  Prandaj shqiptarët kësaj gjendje katastrofike do t’i përgjigjen në mënyrë të duhur më 24 prill të vitit 2016, kur do t’u jepen fund politikave antishqiptare të kësaj dyshe.”, thuhet në reagimin e Lëvizjes BESA.

Shekulli Agency