BDI vazhdon konsultimet, Kryesia mblidhet në orën 14:00

Prej në orën 14:00 pritet të vazhdoj takimi i kryesisë së BDI-së, në të cilën duhet të vendos nëse do të shkoj në koalicion me VMRO-DPMNE-në, apo do të vendos për një nga pesë opsionet, e përmendur nga zëdhënësi i kësaj partie.

Nga BDI kanë thënë se janë  duke biseduar si me VMRO DPMNE-në poashtu edhe me LSDM-në, ndërsa gjuha shqipe mbetet kushti kryesor pa të cilin nuk mund të arrihet një marrëveshje me ndonjërën prej partive maqedonase.

Zëdhënësi Bujar Osmani tha se ka dallime në qëndrime mes funksionarëve të BDI-së, por nuk ka mosmarrëveshje dhe mbizotëron një debat konstruktiv.

/SHENJA/

Shekulli Agency