Basha sulmon ambasadoren Vlahutin: E pozicionuar në një krah politik

lulzim-bashaKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur sot grupin parlamentar të PD-së për ti informuar rreth takimit të djeshëm me kryeministrin Edi Rama.

Gjatë diskutimeve me grupin parlamentar, Basha sqaroi edhe deputetin Eduard Selami, i cili e pyeti kreun demokrati nëse qendrimi i opozitës do ti çojë në përplasje me ndërkombëtarët.

Lidhur me shqetësimet e deputetit Selami, Basha tha se opozita i ka sqaruar ndërkombëtarët për një draft të bazuar në Venecia.

Më tej, kreu demokrat ka sulmuar edhe ambasadoren e BE-së, Romana  Vlahutin, për të cilën tha se është pozicionuar qartë për një krah politik.

Shekulli Agency