Basha prezanton krerët e rinj të departamenteve/ Vendimet e kryesisë së PD-së

lulzim-bashaPas mbledhje së kryesisë së PD kryetari i saj Lulzim Basha ka deklaruar se në këtë parti janë shtuar 14 degë.  Ai konfirmoi emërimin e disa drejtuesve dhe sekretarëve të departamenteve.

“Kryesia i hapi rrugë zgjerimit të konsultimit me qytetarët, ku u miratua një shtim prej 14 degësh të Partisë Demokratike. 35 degë do t’i nënshtrohen procesit zgjedhor. Grupet e punës do të përbëhen nga personalitete të Partisë Demokratike. Do të merren masa për anëtarësinë fiktive”-tha Basha.

Sipas tij, kreu i Departamentit të të Sigurisë u vendos të jetë Enkelejd Alibeaj, i Pushtetit Vendor Ardian Turku dhe i Aksionit Qytetar Ervin Salianji.

Ndërkohë, Basha shtoi se është marrë vendimi për çeljen e një dege të Partisë Demokratike në Londër.

Po ashtu, Basha tha se ai i ka propozuar kryesisë që të miratojë propozimin për përfaqësimin me 35% të të rinjve në listat zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Shekulli Agency