Arrerstohen tre persona/ Kërkoheshin nga drejtësia italiane

shqiperi-policiaSpecialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë bërë të mundur arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë të shtetasve, Ilirjan Orhan 53 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, Kridens Kërçuku 37 vjeç, banues  Durrës dhe Erald Zyka (Nasto) 34 vjeç, banues në Durrës.

Gjykata e Milanos në Itali, ka nxjerrë urdhër arresti për veprat penale, ”Mbajtja e sendeve të vjedhura” dhe “Shkelje të ligjit për drogat”, parashikuar në nenet 648 dhe 73 të Kodit Penal Italian, në ngarkim të shtetasit Ilirjan Orhan. ”Shkelje të ligjit për drogat e kryer në bashkëpunim”parashikuar në nenet 110 dhe 81  të Kodit Penal Italian,  në ngarkim të shtetasve Kridens Kërçuku dhe Erald Zyka (Nasto).

Të tre personat rrezikojnë deri në 20 vite heqje lirie në shtetin italian.

Shekulli Agency