Aleksandër Vuçiq: do të jap dorëheqje nga funksioni

vuciqKryeministri i Sërbisë Aleksandër Vuçiq me 5 mars do të jap dorëheqje nga ky funksion, ndërsa zgjedhjet e parakohshme Parlamentare do të duhet të shpallen më 7 mars, ka bërë të ditur Kurir duke cituar burimet shum të besueshme brenda qeverisë.

Qytetarët e Sërbisë, sipas këtyre informatave i bie që do të votojnë më 24 pril të këtij viti, ka thënë burimi i kësja gazete.

“Vuçiq akoma nuk ka vendosur se çfar arsyeje konkrete do të jap për shpalljen e zgjedhjeve. Për momentin është më afër qëndrimit se kjo do të jetë atmosfera në shoqëri, praktikisht atë që e ka thënë publikisht para kamerave, ka thënë burimi i kuririt.

Analisti politik Milan Nikoliç ka thënë se, çka do që të jetë arsyetim formal i qeverisjes, pas tyre fshihet rëndësia që Partia Përparimtare Serbe ta marrë legjitimitetin në periudhën e ardhshme.

Aktualisht, pothuajse të gjitha subjektet politike opozitare janë kundër një bashkëpunimi me PPS-në dhe të gjitha kanë një qnëdrim që ta rëzojnë këtë qeveri.

Shekulli Agency

Shekulli Agency