AK në protestë : “Digjet Ministria e Jashtme”

protest-akz-45368Aleanca Kuqezi ka protestuar sot përballë Ministrisë së Jashtme për gjendjen e papranueshme të kërkesave të shumta për azil jashtë vendit. Kryetari i kësaj Partie, Kreshnik Spahiu u shpreh se ka ardhur koha që qeveria të largohet. Ai tha se qeveria duhet ti njohë të drejtën e votës 2 milionë emigrantëve, të cilët ndodhen në vende të ndryshme të botës. Aktivistët e Aleancës Kuqezi, hodhën tymuese në oborrin e ministrisë së Jashtme dhe më pas u larguan.

“Tym e flakë do ta ndezim Tiranën dhe gjithë Shqipërinë, për ti dhënë një mësim kësaj qeverie. Si një shekull më parë shqiptarët dynden përtej oqeanit sepse nuk premtuat asgjë. Shqiptarët kanë frikë nga kjo qeverisje, more ditëzi. Vajte si servil i premtove Brukselit 100 mijë azilantë sirianë të strehohen në Shqipëri. Në emër të 2 milionë shqiptarëve që jetojnë në emigracion njihja të drejtën e votës dhe të shikosh si do largohesh me trup. Sot AK nis lëvizjen kuqezi me plisa për të larguar këta pisa. Të nderuar emigrantë mos harroni AK është me ju.”- deklaroi Kreshnik Spahiu.

Shekulli Agency