Austria dërgon ndihma financiare, ushtarake dhe në municion Greqisë kundër emigrantëve

Kryeministri austriak Sebastian Kurz tha se vendi i tij do të japë ndihma financiare, ushtarake dhe në municioni Greqisë për të bllokuar hyrjen e azilkërkuesve.

Kurz gjatë një konferencë të përbashkët shtypi të zhvilluar pas takimit me Kryeministrin grek Kiryakos Micotakis në kryeqytetin Vjenë, tha se marrëdhëniet e tyre janë të shkëlqyera dhe të dy vendet kanë të njëjtën qasje ndaj sfidave të ngjashme.

Duke vënë në dukje se Greqia ka bërë gjithçka për të mbrojtur kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE), Kurz tha se “Është e kënaqshme që BE-ja është me Greqinë, e cila nuk dëshiron të marrë refugjatë”.

Kreu i qeverisë austriake deklaroi se Austria do ta mbështesë këtë vend për të mbrojtur kufijtë e BE-së dhe se zyrtarët austriakë brenda Agjencisë Evropiane për Siguri Kufitare dhe Bregdetare (FRONTEX) janë caktuar për të mbështetur Greqinë.

Ai preku edhe në mbështetje që do të japin Greqisë në pajisje dhe personel dhe tha: “Të hënën vendosëm të dërgojmë një autoblindë, mjet ajror pa pilot dhe pajisje të ndryshme, si dhe një njësi speciale ushtarake, për të mbështetur më së miri policinë greke në mbrojtjen e kufijve”.

Në mes tjerash Kurz deklaroi se 1 milion euro ndihmë financiare do të ofrohen për azilkërkuesit në Greqi.

Ndërkaq Kryeministri grek Micotakis u shpreh se ndihma e Austrisë për Greqinë është shumë e kënaqshme.

Ai i përshkroi refugjatët në kufirin Grek si migrantë të parregullt dhe theksoi se BE duhet të veprojë në unitet për t’i dhënë fund kësaj situate.

Micotakis mbrojti qëndrimin se në bazë të marrëveshjes së bërë mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016, Turqia duhet t’i ndalë emigrantët dhe theksoi se në këtë kuadër Turqia duhet të paguhet.

trt-shqip

Shekulli Agency