Antalya vendos rekord turistik të të gjitha kohërave

Për herë të parë në histori, qyteti turistik Antalya pritet të vizitohet nga 16 milionë turistë deri në fund të këtij viti, thotë kryetari i Federatës së Hotelierëve të Turqisë, Osman Ayık.

Deri më tani gjatë këtij viti, Ayık thotë se 14 milionë turistë kanë vizituar destinacionin e njohur për plazhet origjinale mesdhetare.

Numrat rriten çdo muaj duke i bërë të punësuarit në sektorin e turizmit që të shpresojnë për të ardhmen. Qytetin e kanë vizituar turistë nga 193 shtete.

“Kishte rritje të numrit të turistëve në krahasim me vitin e kaluar. Veçanërisht në tetor, u shënua një rritje prej 20 për qind”, tha Ayık, duke shtuar se tendenca e njëjtë do të vazhdojë dhe se sektori i turizmit do të ecë para me hapa të fuqishëm dhe të sigurtë.

Ayık gjithashtu tha se shërbimet cilësore që u ofrohet konsumatorëve kanë ndihmuar në arritjen e këtij synimi.

Erkan Yağcı, kreu i Shoqatës së Hotelierëve Turistikë të Mesdheut, gjithashtu theksoi se çdo i treto turist në Turqi preferon qytetin Antalya.

“Ne jemi përqendruar në strategjinë e re për vitin 2020 dhe për sa kohë që zhvillojmë strategji të reja, ne do të vazhdojmë të thyejmë rekorde”, tha ai.

Shekulli Agency