![](https://shekulliagency.com/wp-content/uploads/2025/02/1000022149-1024x579.jpg)
Ambasadorja e Shqipërisë në Türkiye, Blerta Kadzadej, ka vizituar Dhomën e Tregtisë së Ankarasë (ATO), ku është takuar me Kryetarin e Bordit Drejtues të ATO, Gürsel Baran, transmeton Anadolu.
Sipas njoftimit nga ATO, Baran e informoi ambasadoren Blerta Kadzadej për ATO dhe ekonominë e Ankarasë.
Gjatë takimit, Baran u shpreh se kryeqyteti shquhet me industrinë e mbrojtjes, tekstilin, mobiljet dhe prodhimin në industrisë mjekësore, duke tërhequr vëmendjen se Ankaraja ka potencial të rëndësishëm edhe në turizmin shëndetësor.
Duke rikujtuar se midis dy vendeve është në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë, Baran theksoi se ka infrastrukturë dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e tregtisë.
Baran, duke vënë në dukje se Shqipëria është çelësi i stabilitetit dhe paqes në Ballkan, tha: “Türkiye është në krye të listës së vendeve nga të cilat Shqipëria importon më së shumti. Tregtia jonë e jashtme me Shqipërinë ishte nën 500 milionë dollarë para pandemisë. Afërsia e dy vendeve u pasqyrua në shifra, duke u ngjitur në nivelin e 1 miliardë dollarëve. Tani, në përputhje me atë që na vuri në dukje presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan, ne synojmë të rrisim tregtinë tonë me Shqipërinë në 2 miliardë dollarë”.
Ai gjithashtu tha se si ATO mund të kryhen një sërë studimesh, duke përfshirë takime kokë më kokë me biznesmenët për të zhvilluar marrëdhëniet tregtare dhe investuese me Shqipërinë.
Baran përmendi gjithashtu se së shpejti do të nisin fluturimet direkte mes kryeqytetit Ankara dhe kryeqytetit shqiptar, Tiranës dhe se këto fluturime mund të zhvillojnë edhe turizmin në të dy vendet.
Ambasadorja Kadzadej nga ana e saj në takim informoi lidhur me investimet dhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.