Akuza për vrasje ndaj shoferit në incidentin në Westminster të Londrës

Burri i arrestuar për përplasjen e automjetit të tij në barrierat e Parlamentit të Britanisë së Madhe javën e kaluar, ngarkohet me akuzën për “tentativë të dyfishtë për vrasje”.

Policia Metropolitane bën të ditur se Salih Khater, 29 vjeçar, të hënën do të paraqitet në gjykatën në Westminster, ku do të dëgjojë akuzën.

Khater, një shtetas britanik me origjinë nga Sudani, të martën përplasi automjetin të cilin e drejtonte në një grup njerëzish dhe më pastaj në oficerët e policisë, duke lënë të lënduar tre çiklistë dhe këmbësorë.

Ai ngarkohet me akuzën “tentativë për vrasje të qytetarëve dhe tentativë për vrasje të zyrtarëve policorë”.

“Nga shkaku i metodologjisë, rëndësisë së zonës dhe vënies në shënjestër të civilëve dhe zyrtarëve policorë, Shërbimi i Prokurorisë Mbretërore (CPS) po trajton çështjen si terrorizëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Khater thuhet të ketë ardhur në kryeqytet nga Birminghami të hënën në mbrëmje, ku ka kaluar natën duke vozitur nëpër rrugët e qytetit deri në orët e mëngjesit.

Policia e armatosur kishte mbërritur në vendin e ngjarjes menjëherë pas incidentit në ora 7:30 të mëngjesit ku dhe arrestoi të dyshuarin, ndërsa njësitet për luftë kundër terrorizmit, më vonë bastisën disa adresa në Birmingham dhe Nottingham, përfshirë banesën e Khaterit.

Shekulli Agency