(AFAD) i Turqisë dërgon ekip shpëtimi në Shqipëri

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) i Turqisë njoftoi se një ekip i shpëtimit, tre automjete, Ekipi Kombëtar i Shpëtimit Mjekësor dhe një avion i Shtabit të Përgjithshëm do të dërgohen në Shqipëri për të ndihmuar në punimet e kërkimit dhe shpëtimit në rajon, pas tërmetit shkatërrues.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmoi se gjashtë persona kanë humbur jetën, dhjetëra janë plagosur dhe janë shkaktuar dëme materiale në disa qytete të vendit nga tërmeti me magnitudë 6,4 ballë, epiqendra e të cilit ka qenë 15 kilometra larg nga qyteti i Durrësit me një thellësi prej 38 kilometrash.

Shekulli Agency