AA në SHBA xhiron të arratisurit e FETO-s, sulmohet gazetari

Ekipi i Anadolu Agency në shtetet federale amerikane Virxhinia dhe Nju Xhersi ka xhiruar vëllezërit Fetin dhe Fatih Kazanci, të arratisurit dhe anëtarët e organizatës terroriste FETO, raporton (AA).

Gazetarët e AA-së kanë arritur deri tek informacionet se vëllezërit Kazanci në SHBA drejtojnë fushatën Tile Optima dhe Firuz të cilat merren me tregtinë e mermerit dhe qeramikës.

Gazetarët në biznesin që i përket kompanisë Fetin Kazanci në Virxhinia filmuan dhe djemtë e tij, Selman dhe Jasin Kazanci. Selman shpesh nëpërmjet rrjeteve sociale ka shkruar mesazhe me të cilat mbështet organizatën terroriste FETO.

Në një rast, para zgjedhjeve në Turqi, është drejtuar me fjalë ofenduese ndaj shtetasve turq të cilët votojnë për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Fetin Kazanci më parë nga Banka Asya, e cila në vitin 2014 ishte përballur me falimentimin, kishte tërhequr “kredi të majme” prej 100 milionë lira turke.

Djemtë Jasin dhe Salman i thanë gazetarit të AA se babai i tyre Fetin nuk ndodhet ne zyrë. Ata thoshin se nuk janë në lidhje farefisnore me Fetin, por se janë vetëm të punësuar në kompaninë e tij.

Pasi që gazetari i AA-së tha se ai e njeh Selman Kazanci-në, ai e mbylli derën dhe thirri policinë. Selman shpejt u doli jashtë dhe iu shmangte t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve.

Në anën tjetër, vëllai i tij më i vjetër Yasin kërkoi nga gazetari i AA që të fik kamerën. Policia mbërriti shpejtë dhe largoi ekipin e AA nga zona.

Nga ana tjetër, ekipi i AA ka qenë cak i sulmeve fizike të një personi me emrin Mehmet i cili u prezantua si drejtor i kompanisë Tile Optima në Nju Xhersi e cila po ashtu është në pronësi të vëllezërve Fetin dhe Fatih Kazanci.

Mehmet fillimisht ra dakord që t’iu përgjigjet pyetjeve të gazetarit të AA, por pas pyetjeve në lidhje me tentimin e grusht shtetit ushtarak të FETO-s në Turqi tha se ka hequr dorë nga shtetësia.

“Mendoj se kjo nuk është asgjë. Kam hequr dorë nga shtetësia. Për mua paraja është e vlefshme”, tha personi që u prezantua si drejtor i kompanisë i cili në një moment u shqetësua dukshëm për shkak të pyetjeve të radhës rreth FETO-s.

Ai thoshte se gazetari ka hyrë në pronën private, për çka kërcënoi se do të thërras policinë, pas të cilës ai ofendoi dhe fizikisht sulmoi gazetarin dhe kameramanin e AA.

Fatih Kazanci nga viti 1970 vepron brenda FETO-s. Në dhjetor të vitit të kaluar, policia në Izmir ka kryer bastisje në shtëpitë e 18 të dyshuarve nën hetim kundër FETO, duke përfshirë Fatih Kazanci, i cili nuk u arrestua pasi ishte jashtë vendit.

Organizatë terroriste FETO në vitet ’70 të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e pjesëtarëve të saj në institucionet e sigurisë në Turqi, kurse në vitet ’80 arriti që në mënyrë të konsiderueshme të forcojë piramidën e saj paralele në kuadër të këtyre institucioneve dhe, më në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar ndërmori tentimin e pasuksesshëm për grusht shteti duke synuar rrënimin e rendit kushtetues dhe përmbysjen e qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Sipas të dhënave të fundit, në gjithsej 113 vende në botë veprojnë një total prej 688 shkollave dhe institucioneve arsimore të lidhur me organizatën terroriste FETO.

Shekulli Agency