A e dini se 73 për qind e rezervave të borit në botë ndodhen në Turqi?

Megjithëse nuk ka informacion të saktë se kur bori, i cili është i njohur në botë për 4 mijë vjet, u zbulua në Turqi, studimet për këtë element datojnë në vitet 1800. Elementi i borit, i cili përdoret nga dhjetëra sektorë të ndryshëm në më shumë se 400 zona, është ndër pasuritë më të rëndësishme të minierave në Turqi. Bori përdoret në shumë sektorë nga industria e mbrojtjes tek sektori i qelqit, qeramika e deri tek bujqësia si dhe për produktet e pastrimit. Edhe lëndët e para të disa materialeve të përdorura në reaktorët bërthamorë prodhohen nga bori. Kjo është arsyeja pse bori quhet elementi i së ardhmes. Përveç se përdoret në shumë zona të industrisë dhe nuk ndotë ambientin rëndësia e borit rritet edhe më shumë.

Minierat e borit gjithashtu ndodhen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusi, por rezervat e Turqisë janë të mjaftueshme për të ushqyer botën për rreth 400-500 vjet dhe kjo është një pasuri që nuk e ka asnjë vend tjetër. /trt-shqip/

Shekulli Agency