Hapet xhamia në Moskë (VIDEO)

thumbs_b_c_d95759e693cb3408438e3912826df01b

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka bërë sot hapjen e xhamisë në Moskë, xhami kjo e ndërtuar në vitin 1904 dhe është njëra nga katër xhamitë në kryeqytetin rus.

Ajo u rrënua në vitin 2011 me një vendim kontrovers të asaj kohe dhe më pastaj u vendos për ndërtimin e ri.

Presidenti rus Putin, në ngjarjen e inaugurimit ka përshendetur të gjithë kontribuesit për ndërtimin e këtij monumenti fetar.

“Kjo është një ngjarje e madhe për myslimanët e Rusisë dhe një shembull i mirë për unitetin multi fetar në vend.”

“Në jemi në luftë kundër radikalizmit dhe terrorizmit. Liderët myslimanë nuk frikësohen për ta luftuar terrorizmin ka thënë Putin,” në paraqitjen live të ceremonisë, njofton Klan Kosova.

Xhamia e re ka një kapacitet për 10 mijë besimtarë.

Shekulli Agency