MPJ e Turqisë dënon ashpër dhunën e forcave izraelite në Xhaminë Al Aksa

 111-ministria-turqi-ext

Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë në lidhje me tensionet e ditës së sotme në Xhaminë Al Aksa ka dënuar ashpër aktet e dhunës të ndërmarra nga forcat izraelite.

 

Ministria e Jashtme e Turqisë në një deklaratë në lidhje me tensionet e ditës së sotme në Xhaminë Al Aksa ka dënuar ashpër aktet e dhunës të ndërmarra nga forcat izraelite.

Ministria e Jashtme e Turqisë në deklaratën e saj ka theksuar se: “Dënojmë ashpër aktet e forcave izraelite të cilët që në orët e para të mëngjesit të 13 shtatorit janë konfliktuar me grupet muslimane duke hyrë brenda ambienteve të Xhamisë Al Aksa dhe të cilët duke përdorur forcë kanë bllokuar plotësisht për një farë kohe hyrjet e muslimanëve”.

Ministria e Jashtme gjithashtu në deklaratën e saj i ka bërë thirrje Izraelit që të zbatojë përgjegjësitë për sigurimin e kryerjes së adhurimit të lirë në Jerusalemin Lindor të cilin prej kohësh e mban të okupuar, dhe ti japë fund menjëherë këtyre zbatimeve jo ligjore të cilat janë në shkelje të hapur me lirinë e adhurimit dhe të cilat cenojnë statutin dhe shenjtërinë e Al Aksës.

Kujtojmë se sot si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve me gaz lotsjellës, bomba zhurmuese dhe plumba gome ndaj palestinezëve të cilët kanë protestuar kundër lejimit të hyrjes në Aksa të kolonëve hebrenj janë plagosur një numër i madh personash, duke përfshirë edhe gra.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.