220 të vdekur dhe 450 të plagosur në Mina të Arabisë Saudite

111-meke-l-8447543393

Për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 220.

 

Sipas informacioneve të Njësisë së Mbrojtjes Civile të Arabisë Saudite thuhet se për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhinjve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 220.

Sipas informacioneve thuhet gjithashtu se numri i personave të plagosur në këtë fatkeqësi ka arritur në 450.

Ndërkohë në një deklaratë të mëparshme ishte thënë se gjatë shtyrjes 150 persona kishin humbu jetën dhe 400 të tjerë ishin plagosur.

Theksohet se ngjarja ka ndodhur kur besimtarë të shumtë janë shtyrë, ndërkohë që vazhdonte riti i “hedhjes së gurë ndaj shejtanit”.

Shekulli Agency