TİKA KA SHPEJTUAR PUNİMET NË MBROJTJËN E TRASHËGIMISË KULTURORE NË KOSOVË

Sot në ambientet e Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve dhe në praninë e Ambasadores së Republikës së Turqisë znj. Kıvılcım Kılıç dhe Kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës Myftiu Naim ef. Tërnava, nga ana e Kryesisë së Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TİKA janë nënshkruar memorandumet e bashkëpunimit të nevojshme për fillimin e restaurimit të Xhamisë së Çarshisë (Sulltan Muratit) në Prishtinë dhe Xhamisë së Gazi Mehmed Pashës (Bajrakli) në Prizren.

TIKA e cila është duke realizuar një numër të madh të punimeve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Ballkan, në 15 vjetorin e fillimit të aktiviteteve në Kosovë, me sukses të madhë ka realizuar 12 projekte restauruese të monumenteve të trashëgimisë kulturore. Me anë të memorandumeve të nënshkruara, punimet restauruese të papërfunduara do të finalizohen nga ana e TIKA-së. Xhamia e Çarshisë (Sulltan Muratit) në Prishtinë dhe Xhamia e Gazi Mehmed Pashës (Bajrakli) në Prizren do të restaurohen në formën e tyre origjinale me anë të projekteve për restaurim të pregatitura bashkarisht nga ekspertët e TIKA-së dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.

Shekulli Agency