Të bëhesh Hafiz kërkon sakrificë

Abdurahman Tabakoviç, i cili banon në rajonin Ilijash në afërsi të Sarajevës duke mësuar përmendësh Kur’an-in që në moshë të vogël, ai ka arritur të marrë titullin “Hafiz”

333-10-54467Abdurahman Tabakoviç, i cili është në moshën 10 vjeç dhe i cili është Hafizi më i ri në vend duke kaluar me sukses provimin e Komisionit të Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, tha se të mësosh përmendësh Kur’an-in e madhërueshëm kërkon sakrificë.

Abdurahman, i cili banon në rajonin Ilijash në afërsi të Sarajevës duke mësuar përmendësh Kur’an-in që në moshë të vogël, ai ka arritur të marrë titullin “Hafiz”, titull ky i cili që në periudhat e para të Islamit i kushtohet një rëndësi dhe ka një reputacion mes popullit.

Ai ka marrë arsimin përkatës të Kur’an-it në medresenë Gazi Husrev Beut dhe në një deklaratë për gazetaren e AA-së u shpreh se gjatë verës të shumtën e kohës ai e përdor për të lexuar Kur’an-in dhe në kohën e lirë ai merret me karate dhe luan futboll.

Duke vënë në dukje se për të arritur një sukses duhen sakrifica, Abdurahman tha se: “Të bëhesh Hafiz kërkon sakrificë. Ka patur vështirësi në disa sure teksa i mësoja përmendësh, por për këtë duhet të hiqja dorë nga disa gjëra. Për këtë arsye fillova të kaloja më pak kohë me shokët e mi”.

Abdurahman edhe pse është në klasën e pestë fillore ka nisur që tani të bëjë planet për të ardhmen. Duke shpjeguar se në universitet dëshiron të arsimohet për Shkenca Islame, shpreh falënderimet kryesisht për familjen dhe mësuesit dhe shokët e tij që e kanë mbështetur atë.

– “Ishte dita më e lumtur në jetën time”-

Hamzalija Tabakoviç babai i Abdurahmanit ka deklaruar se “pasi vura re aftësinë e talentit teksa i mësoja leximin e Kur’an-it e regjistrova në kursin e Kur’an-it në rajonin ku banojmë”.

Tabakoviç ka vënë në dukje se djali i tij që në tre ditët e para mësoi pamendësh 2 faqet e para të Kur’an-it dhe se ai ka përjetuar ditën më të lumtur të jetës së tij ku djali Abdurahman kaloi para komisionit me sukses provimin e Hafizit. Ai u shpreh ndër të tjera se: “Disa familje dëshirojnë që fëmija i tyre të bëhet futbollistë, por ne jemi krenarë që djali ynë është Hafiz”.(AA)

 

VESNA BESİÇ:

Shekulli Agency