Nënat myslimane në kohën e artë të tyre

nen-6666Nënat myslimane në kohën e artë të tyre

Imam Ahmedi transmeton me senedin e tij nga Vekiu i cili tregon: Nëna e Sufjanit i tha të birit: “O biri im, kërkoje diturinë ndërsa unë me punën time do t’i mbuloj shpenzimet.” Ajo punonte vetëm e vetëm që Sufjani t’i përkushtohej plotësisht dijes. Përveç kësaj, interesohej dhe për edukimin e tij. E këshillonte kohë pas kohe. Imam Ahmedi transmeton po kështu një insert nga këshillat e saj dhënë të birit. Një ditë i tha: “O biri im, sa herë të shkruash dhjetë germa (hadithe), ndalu dhe shiko se a kanë ndikuar që të të shtohen përulësia (frika nga All-llahu), mirësjellja dhe dinjiteti, nëse jo, atëherë dije se ato të dëmtojnë dhe nuk të bëjnë dobi.”

 

Një asket i kishte thënë nënës së tij: Oj nëna ime, më lërë të përkushtohem për adhurimin e All-llahut dhe mësimin e dijes!

Nëna i dha leje.

Ai u përkushtua për dije derisa u bë i zoti. U kthye prapë tek nëna. E trokiti derën.

Nëna pyeti: Kush është.

Jam filani, djali yt – u përgjigj.

Të kemi dhënë për All-llahun, kështu që më nuk të pranojmë.

 

Nëna është shkollë, nëse e përgatit

Përgatit një popull me baza të shëndosha

Nëna është kopsht, nëse përkujdesesh me ujitje

Cel lule me petale shumë të bukura

Nëna është mësuesja e parë e mësuesve,

të bëmat e të cilëve kanë pushtuar horizontet

 

(Shkëputur nga Ve bi-l-validejni hsanen të Mahmud Misriut)

Shekulli Agency