Në Shkup organizohet projekti “Një copë bakllava për Kurban Bajramin”

222-bak-k-6355dh-86

Ky projekt siç u shprehën nga Shoqata edukative “Parimi kulturor” ka për qëllim shpërndarjen e vetive njerëzore, pavarësisht ato kombëtare dhe fetare.

 

Shoqata edukative “Parimi kulturor” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, me rastin e Kurban Bajramit në sheshin “Maqedoni” të Shkupit organizoi projektin e quajtur “Një copë bakllava për Kurban Bajramin”.

Ky projekt siç u shprehën nga kjo shoqatë ka për qëllim shpërndarjen e vetive njerëzore, pavarësisht ato kombëtare dhe fetare.

“Ky projekt realizohet për të tretën herë me radhë.  Këtë vit është realizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë. Tashmë prej tre vitesh ky projekt realizohet këtu tek sheshi “Maqedoni” në Shkup, ndërsa është projekt për të cilin mund të them se pritet shumë mirë si nga ne aktivistët e shoqatës, gjithashtu edhe nga gjithë qytetarët e Shkupit, duke marrë parasysh se qëllimi jonë është toleranca dhe respekti ndërfetar për çdo njeri pa marrë parasysh pikëpamjet e tyre fetare”, u shpreh aktivistja Besa Luzha nga shoqata edukative “Parimi kulturor”.

Në këtë manifestim u bë shpërndarja e bakllavasë, ku kalimtarët e rastit pa marrë parasysh nacionalitetin dhe pikëpamjet e tyre fetare merrnin nga një copë bakllava dhe nga një lule, si dhe duke shpërndarë edhe një fletushkë me  fjalët “Biri i Ibrahimit, nuk është sakrifikuar por është bërë simbol i sakrificës! Le të jetë kjo festë përkushtim ndaj këtij virtyti”

 

 

Shekulli Agency