Mehmet Gormez në inaugurimin e Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi

“Ajo çfarë kërkoj nga ju në Ballakan, është që ta ruani atë që kemi ndërtuar bashkarisht, dhe kjo është kultura e bashkëjetesës“

111-344564334Në prani të udhëheqësve fetarë nga rajon dhe Turqia, imamë nga të gjithë Myftinitë e Malit të Zi, kryetarë të Mexhlisev dhe besimtarë të shumtë, sot në xhaminë Osmanagiç në Podgoricë, u bë inaugurimi solemn i Reisit të Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat ef.Fejziç.

Rifat ef. Fejziç, autorizimin e të drejtës Sheriatike, me të cilën edhe zyrtarisht merr detyrën e Kreut të muslimanëve në Mal të Zi, ia dorëzoi kryetari i Bordit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez.

Sot në këtë ceremoni solemne smorën pjesë përfaqësues të komunitetit islam dhe meshiateve nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Shqipëria, Turqia, Kroacia, Sllovenia dhe Trakia Perëndimore. Gjithashtu të pranishëm ishin Ambasadori i Turqisë në Malin e Zi Serhat Galip, Zëvendës Kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç, si dhe nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Suljo Mustafiç.

Reisi Fejziç, pasi pranimit të Autorizimit, tha se ri-emërimi në pozitën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, për të paraqet vazhdimin e përgjegjësisë dhe besimit të cilin e mbante në vitet e fundit.

“Ky obligim i punës së përbashkët nuk nënkupton largimin nga përgjegjësia të disa individëve, por përgjigje ndaj imerativit Kuranorë. Aty Allahu thërret të gjithë besimtarët “mbahuni fuqishëm për litarin e Allahut dhe assesi mos u përçani” tha Fejziç.

Kryetari i Bordit të Çështjeve Fetare të Turqisë Mehmet Gormez në fjalën e tij theksoi se sot është një ditë gëzimi për të gjithë myslimanët e Malit të Zi.

“Por jo vetëm për muslimanët e Malit të Zi, por edhe të Ballkanit. Kjo është një ditë gëzimi për të gjithë pjestarët e feve të Ballkanit, sepse të gjithë ne që kryejmë këto detyra, punojmë për ruajtjen e paqes, drejtësisë dhe mëshirës”, tha Gormez.

Duke kujtuar se në këtë kohë bota islame po kalon periudhën e saj më të vështirë, Gormez tha se “sot në emër të Islamit kryhen vrasje. Bota islame nuk ka arritur të lirohet nga të qenit skenë e luftërave të fuqive botërore. Ka ardhur një  brez me njohuri të cunguar, të cilët janë rritur në injorancë”.

“Sot në Damask, Bagdad, Kajro dhe Tripoli derdhet gjaku dhe loti. Kjo ndodh për shumë arsye, por jemi në këtë gjendje, sepse ata që mbajnë çallmët, nuk i kryejnë detyrat e tyre. Prandaj kemi edhe shum punë për të bërë. Ajo çfarë kërkoj nga ju në Ballakan, është që ta ruani atë që kemi ndërtuar bashkarisht, dhe kjo është kultura e bashkëjetesës. Mos lejoni që sëmundjet të cilat janë shfaqur në disa pjesë të botës islame të vijnë në Malit të Zi, Kosovë, Shqipëri, BeH dhe Maqedoni”, tha Gormez.

Rifat ef. Fejziç u rizgjodh në pozitën e Reisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, më 16 gusht të këtij viti, kur ai mori mbështetjen unanime të 39 anëtarëve të këshillit zgjedhor.

Shekulli Agency