Politikanët dhe deputetët bandito-kriminelë kanë më pak faj se qytetarët

A e dëgjuat propagandën e RTK-së përmes qytetarëve selektiv që e cilësojnë mos ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi nga ana e deputetëve si papërgjegjësi dhe dëm për popullin? Dëm për çka? Se nuk po i jepin tokë Malit të Zi dhe t’i lejojnë të ikin nga Kosova si prej dreqit, a po? Duan marrëveshje me BE për spastrim etnik edhe pse në Kosovë nuk është gjendje lufte. Pse nuk e kërkonin një marrëveshje të tillë me regjimin e Millosheviqit? Ai nuk e kishte për qëllim izolimin e shqiptarëve, por t’ua mundësoj atyre të lëvizin pa viza në shtetet e ndryshme të BE-së ku do të priteshin më mirë se sot. Atëherë, shumë shqiptarë e shfrytëzuan mundësinë që ua ofronte regjimi i Millosheviqit dhe emigruan në Gjermaninë Përendimore, fillimisht si azilantë ku merrnin ndihma sociale më të mëdha se po të punonin, dhe sot i kanë bërë letrat. Tash, a mendoni se Gjermania do t’u presë me formularë të gatshëm për t’ua dhënë letrat?

Kthehemi edhe pak prapa në histori. Po këta shqiptarë, sidomos ata që i shikuat sonte në RTK, lehin se si Mbretëria e Jugosllavisë në bashkëpunim me Turqinë kanë nënshkruar (por nuk e kanë ratifikuar) marrëveshjen për shpërnguljen e shqiptarëve nga Kosova. Në atë kohë (ndërmjet dy luftërave botërore), ishte situatë lufte në Kosovë. Shqiptarët iknin shkaku i terrorit dhe shkonin në një vend ku bëheshin gjeneralë, biznesmenë, kryetarë bashkishë, poetë, dhe kryetar shteti. E këta shqiptarë sot që i kanë institucionet e veta dhe kanë shpallur pavarësi, ku po duan? Të bëhet gjeneralë në ushtrinë gjermane, kryetar bashkishë të Berlinit, Frankfurtit, Shtutgardit, kancelarë të Gjermanisë, ta udhëheqin Luftwaffen apo t’i drejtojnë pancerat?

Si mund të jetë tragjedi mos ratifikimi i demarkacionit kur vetë marrëveshja për të përmban të meta? Ani me ni atë Budullah Kotin e LDK-së tek mburret me futjen e termit “si orientim” raporti i Shpejtim Bulliqit! Jo “si orientim” o Budullah budalla, por “si obligim ligjor.” Nëse janë dy rezultate, i pari 2+2=4 dhe i dyti 2+2=3, atëherë i pari nuk mund të merret “si orientim” por si “fakt.”

E ju qytetarët që e keni shndërruar ratifikimin për dhënien e tokave Malit të Zi si kush për viza, a jeni ju që e keni nënshkruar peticionin për mos dhënien e tokave? Tani, ju thuani: “O jemi lodhë e s’kem ku shkojmë ma, le te merr Mali i Zi krejt deri te spitali i Pejës se marum.” Pse keni lejuar që ai demarkacion të bëhet kusht për viza? Edhe sikur t’i hiqnin vizat para se të bëhej demarkacioni, ju duhet ta kundërshtoni demarkacionin e rrejshëm ose shitjen e tokave nga të përzgjedhurit tuaj. A e dini se demarkacioni me Malin e Zi nuk është i vetmi kusht? A e dini se kushtet tjera janë: themelimi edhe i dy komunave serbe, fuqizimi i zajednicës, luftimi i korrupsionit (këtë e ushqeni ju me mendjet tuaja të korruptuara), demarkacioni me Serbinë, dhe mbi të gjitha, demarkacioni ndërmjet pronave tuaja private?

A t’ka faj Perandoria Osmane që ju prisni për viza para ambasadës gjermane në Prishtinë dhe te shpija me muaj të tërë, dhe shumica prej jush nuk i merrni, apo Turqia ku mund të shkosh pa vizë kur të teket ty?

Isa MULAJ

Shekulli Agency