Një person të dielën mbrëma hapi zjarr ndaj një xhamie në verilindje të Parisit, duke plagosur rëndë një person.
Xhamia ndodhet në Rue de Tanger në distriktin e 19-të administrativ të qytetit, një pjesë e larmishme fetare dhe kulturore e kryeqytetit.
Sipas burimeve lokale, sulmuesi, me një helmetë në kokë, u arratis nga vendi i ngjarjes në një skuter.
Viktima, një person 32-vjeçar është dërguar në spital me plagë të shumta me armë zjarri.
Rreth 15 persona kanë qenë brenda në xhami në kohën kur ka hyrë personi i armatosur. Nuk është raportuar për ndonjë person tjetër të plagosur.