Maçaes: Vendet e BE-së nuk janë serioze në çështjen e FETO-s

Ish-ministri portugez për Çështje të Bashkimit Evropian, Bruno Maçaes, tha se vendet e BE-së nuk janë serioze në çështjen e FETO-s. “Pavarësisht se është e sigurtë që FETO qëndron pas grusht shtetit më 15 korrik ata në këtë drejtim nuk bëjnë agjë”, tha ai.

Maçaes i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në simpoziumin ndërkombëtar të 15 korrikut i cili organizohet nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), ka bërë një vlerësim për gazetarin e AA-së në lidhje me tentativën për grusht shteti më 15 korrik dhe në çështjen për qasjen e BE-së dhe FETO-s për grusht shtetin.

Ai tha se në planin e mëpasshëm të tentativës për grusht shteti më 15 korrik qëndron edhe një kërkesë ndërkombëtare për pushtet. Maçaes thotë se “Gylenistët e dinin shumë mirë se po të mos vepronin atë natë do të humbnin plotësisht këtë mundësi”.

Duke mbrojtur idenë e tij se mosdhënia e deklaratave të ashpra dhe të vendosura menjëherë pas tentativës së grusht shtetit nga shumë vende të BE-së është e lidhur me pushtetin në Turqi, Maçaes thekson se: “Ministrat e Jashtëm të Lituanisë dhe Letonisë me një mesazh shumë të fortë një orë pas grusht shtetit njoftuan se janë pranë Truqisë dhe se junta është e gabuar”.

“Ndërsa vendet e BE-së nuk dolën me ndonjë reagim të fuqishëm me frikën se ‘mos vallë dukemi shumë afër me pushtetin e AK Partisë’ nëse dalim dhe shprehemi pas grusht shtetit. Unë nuk jam ekpsert në këtë fushë por është e qartë se vendet e Evropës nuk janë serioz në çështjen e FETO-s. Pavarësisht se është e sigurtë që FETO qëndron pas grusht shtetit më 15 korrik ata në këtë drejtim nuk bëjnë agjë. Vendet evropiane janë në kundërshtim me atë që deklarojnë dhe atë që veprojnë”, tha Maçaes.

Duke folur mbi procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, Maçaes nënvizon: “Disa vende nuk dëshirojnë që Turqia të hyjë në BE. Turqia dhe populli turk duhet ta dinë se BE-ja është një bashkim që ka shumë opinione dhe se nuk posedon vetëm një zë. Për këtë arsye pas proceseve të përjetuara madje edhe tani forcat që mbështesin Turqinë me frikë dhe droje nuk mund të shprehin mbështetjen e tyre”.

Shekulli Agency