Kryediplomati turk Hakan Fidan nesër do të vizitojë Maqedoninë e Veriut

Ministri i Jashtëm i Türkiyes, Hakan Fidan, nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, transmeton Anadolu.

Siç njoftoi Ministria e Jashtme e Türkiyes, gjatë vizitës së tij, Fidan pritet të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe ndërkombëtare me zyrtarë të Maqedonisë së Veriut.

Fidan do të takohet gjithashtu me përfaqësues të komunitetit turk dhe përfaqësues të biznesit në vend.

Türkiye mban një pozicion të rëndësishëm në marrëdhëniet e jashtme të Maqedonisë së Veriut, duke qenë ndër vendet e para që njohu vendin me emrin e tij kushtetues dhe vendi i parë që dërgoi një ambasador në Shkup.​​​​​​​

Vizita nënvizon lidhjet e forta midis dy kombeve, duke rikujtuar se Türkiye aktualisht renditet si investitori i shtatë më i madh i huaj në Maqedoninë e Veriut.

Shekulli Agency