Filmohen momentet kur ushtarët grekë braktisin drejt vdekjes emigrantët në Egje

Zbulohen pamjet e momenteve kur ushtarët grekë braktisin drejt vdekjes emigrantët që evakuuan në det të hapur me anijen e Rojës bregdetare në Egje.

Nëpërmjet një mjeti ajror pa pilot janë filmuar minutë pas minute momentet kur emigrantët e parregullt të transportuar nga anija e Rojës bregdetare greke lihen në det të hapur me një gomone duke rrezikuar jetët e emigrantëve të parregullt në lindje të ishullit Leros.

Anija e Rojës bregdetare greke transportoi emigrantët bashkë me një gomone në lindje të ishullit Leros.

Pas ardhjes në zonën e përcaktuar, ushtarët grekë filluan zbatimin çnjerëzor duke i evakuuar një e nga një emigrantët nga anija e Rojës bregdetare në gomone.

Emigrantët e braktisur drejt vdekjes shpëtohen nga Roja bregdetare turke

Elementët grekë pasi zbritën në gomone të gjithë emigrantët u larguan më pas nga zona duke i lënë dhjetëra njerëz në det të hapur drejt vdekjes.

Ekspertët e sigurisë kanë ndarë informacionin se elementët e Rojës bregdetare turke kanë mbërritur në ndihmë të refugjatëve të braktisur në vdekje në kushte të këqija në det të hapur.

Shekulli Agency