Deputetja e Parlamentit Evropian (PE) me origjinë nga Mali, Pierrette Herzberger-Fofana, është ankuar se është përballur me sulm racist nga policia e Belgjikës.
Deputetja nga Gjermania, 71 vjeçarja Herzberger-Fofana, në një fjalim të mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së, pretendon se policia dje për shkak se është njeri me ngyrë ka vepruar me ashpërsi ndaj saj në stacionin e trenave në Bruksel.
Herzberger-Fofana bëri të ditur se ndërhyrja ndaj saj ka ndodhur derisa ajo përpiqej të fotografonte dy të rinj afroamerikanë që po kontrolloheshin nga 9 policë.
Ajo shpjegoi se policia i mori me ashpërsi telefonin dhe çantën, e mbështeti për muri dhe kërkoi ta kontrollojë. Herzberger-Fofana tha se “Mendoj se kjo është një sjellje diskriminuese dhe që ka trend racist. Më poshtëruan. Sot kam bërë ankesë sepse dhuna policore duhet të hetohet”.
Duke vënë në dukje se me ngjarjen e George Floyd e gjithë bota e ka parë se çfarë mund të shkaktojë dhuna policore, Herzberger-Fofana tha se “Kjo ngjarje ka krijuar një traumë të madhe tek unë”.
Në Asamblenë e Përgjithshme të PE-së në të cilën ishte e pranishme edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pjesëmarrësit kanë duartrokitur për disa momente Herzberger-Fofana e cila ishte mbushur me lot.