Xhamia “Mehmet Akif” fshati Shushicë dhe shqiptarët (Pjesa -2)

isa-mulaj/Shushicë 07 maj 2015/

Fjalim me rastin e përurimit të xhamisë së rindërtuar “Mehmet Akif” në fshatin Shushicë të komunës së Istogut

nga: Isa MULAJ

Për histori të shqiptarëve në Perandorinë Osmane nuk kemi nevojë të flasim shumë. Roli i tyre ka qenë thuajse më i madh se i osmanëve-turq. Pushtuesit dhe sunduesit më të mëdhenj të kohës osmane ishin shqiptarët. Pos sulltanit, administrata osmane dominohej nga shqiptarët, me afër 40 kryeministra, disa prej të cilëve shërbyen në dy mandate. Rektori i parë i universitetit të Stambollit ishte shqiptar–Hasan Tahsini. Sami Frashëri ishte kontribuesi kryesor i alfabetit turk, i cili shkroj edhe enciklopedinë e Perandorisë Osmane. Djali i tij Ali Sami Frashëri ishte themelues i kompleksit të sportit që sot njihet si Gallatasaraj. Sipas disa burimeve, edhe Mustafa Kemali ishte me prejardhje shqiptare. Në Republikën e Turqisë shqiptarët ishin ose janë kryetar shteti si Kenan Evren, shefa të shtabit të përgjitshëm të ushtrisë si Ilker Bashbug, golashënues me rekordin më të shpejt të kohës për gol si Hakan Shykyr (i njohur si “taraku i Bosforit”), krye tar bashkishë metropolesh të mëdha si Rexhep Altepe i Bursës, Melih Gykçek i Ankarasë, Ahmet Prishtina i Izmirit, aktorë të spikatur dhe më të bukur si Ebru Shalle, Nurgyl Jeshilçaj, Kenan Imirzaliollu, aktivistë në Lëvizjen e Gylenit, e kudo tjetër në sferat më të rëndësishme të zhvillimit.

Historia, e tashmja, dhe e ardhmja e shqiptarëve është dhe gjendet vetëm në këso vlera, e jo në antivlerat shqiptare që ushtrohen në Kosovë, Shqipëri dhe Evropën Perëndimore të cilat Mehmet Akifi në të dy himnet, pra atë për shqiptarët para 100 viteve dhe Marshin e Pavarësisë së Turqisë para 93 viteve, i quante “qytetërim perëndimor.” Tek himni i shqiptarëve, kjo referencë gjendet në strofin e 24- të, kur tek “Marshi i Pavarësisë” është në strofin e katërt. Ju, e kam fjalën edhe për pjesëmarrësit dhe studiuesit nga Turqia, së pari duhet ta mësoni himnit e Mehmet Akifit “Unë jam shqiptar” jo se është shkruar tetë vite para Marshit të Pavarësisë, por për shkak se në të çështja e “qytetërimit” sqarohet më mirë, është më origjinal, i cili pastaj bartet tek Himni i Turqisë.

Tani ju më tregoni se cili është qytetërim: trafikimi i drogës, qenieve njerëzore, krimi i organizuar, korrupsioni, prostitucioni, apo pozitat e kryetarit të shtetit, shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, dhe poet kombëtar? Ju do të ishit në gjendje t´i bënit këto dallime po të kishit shfrytëzuar dhe zbatuar veprat e Mehmet Akifit. Ata që i kanë zbatuar, sot janë bërë fuqi e madhe, kurse bashkëkombasit e tij që e kanë injoruar, janë bërë populli më i mjerë dhe më i përgazt në Evropë me punë të këqija. Shqiptarët si popull në Ballkan mund të bëhen fuqi e madhe, siç kanë qenë dikur kur e sundonin Ballkanit, nëse i kthehen origjinalitetit të vetvetes, dhe mësimeve të Mehmet Akifit. Në të kundërtën, me këtë identitet falls dhe të vjedhur, dhe me konsumimin e antivlerave të gjertanishme si “qytetërim”, shqiptarët do të degjenerohen si popull edhe më shumë. Dihet se çfarë personalitetesh me vlera të pakrahasueshme ka prodhuar Kosova kur ishte në periudhën osmane, e dihet çka prodhon sot nën sundimin Evropian–krime dhe të zeza për Evropën.

E GJASHTA, e ndërlidhur me atë që e theksova në kuadër të së pestës. Disa vizitorë e studiues nga Turqia me rastin e vizitave të tyre, më pyesnin se a ekziston dikush prej juve si farefis i Mehmet Akifit që shkruan poezi, apo merret me ndonjë lloj publicistike. Kjo ishte një pyetje më së e qëlluar, të cilën mendoj se do të ma bënte secili nga Turqia që ka njohuri për veprën e Mehmet Akifit. Disa përgjigje ua jepja sipas pyetjeve të rastit që m´i bënin. Disa nga ju të pranishmit ndoshta do të mendonit se edhe me këtë rast, atë që na e tregove deri më tani, në një far forme vërteton se paskeni trashëguar diçka rreth pendës. Por kjo që po u tregoj sot, është vetëm një rutinë e imja. U thashë në fillim se do ta zgjasë pak kësaj radhe, dhe mendoj se më mirë është si për mua, ashtu edhe për juve, t’i ofroj disa përgjigje me një vend ose me një rast siç është ky i sotmi, për një numër më të madh të interesuarish, se sa të vazhdojmë me pyetje e përgjigje të njëjta kohë pas kohe deri në pakufi sipas rasteve.

Ne kemi krijuar, zhvilluar dhe mundohemi me ato forca që kemi ta mbrojmë, një pjesë të identitetit origjinal të shqiptarëve, atë më të bukurin. Ne u kemi dhënë shqiptarëve muzikën me fletë ahu, lloj druri emrin e të cilit e kemi trashëguar nga maqedonasit antikahos, mandej, muzikën me lëvore shelgu, pipa të luleve, lahutë, dhe çifteli. Unë ua kam zbuluar dhe zhvilluar teorinë për Illirikum Sakrumin, Lulijen, Luljetën, dhe Syrin e Vështrimit të Gjithanshëm.[13] Këta emra tingëllojnë të panjohur për  juve sepse ju keni dëgjuar e mësuar për ta nga ajo që u kanë thënë njerëzit tjerë, ndërsa unë i kam në formë të zbulimeve arkeologjike që i kam bërë vetë, po në këtë vend. Këto  janë zbulime me ndikim botëror. Po u tregoj se me çfarë emrash falls i njihni ju dhe pjesa tjetër e botës. Illyricum Sacrumin ju e njihni si Ylli i Davidit ose ai simboli që është në flamurin e Izraelit, i cili nuk ka të bëjë fare as me David, as me çifutë, as me  judaizëm, e as me Izrael, pavarësisht se përdoret i tillë i huazuar ose vjedhur.

Lulien ju e njihni si Lulja e Jetës, ndërsa Luljetën si Ylli Pesëcepësh ose Pentagrami. Pra, e kam zbuluar gjenezën dhe teorinë e atyre simboleve që i shihni nëpër xhamija, sidomos në xhaminë Sulltan Ahmet dhe Aja Sofia. Unë pos që e kam zbuluar gjenezën, e kam zhvilluar edhe teorinë për kultin e Lulijes tek shqiptarët, sepse këta, pavarësisht se edhe sot i këndojnë asaj këngë orë e çast, nuk e kanë ditur të vërtetën për të. Nuk e kanë ditur, dhe ende nuk e dijnë se si ne ua krijuam kompozimet Dul Lulija te bunari (te ai bunari aty prapa murit), Oj Lulja e blinit (e këtij blini, i cili është i vjetër 160 vite), Oj Lulija jonë me limona, e kështu me radhë.[14] Syrin e Vështrimit të Gjithanshëm ju e njihni si ikona e masonëve ose iluminatit. Tani, ju më tregoni mua: a është simbol kombëtar i shqiptarëve asaj sorra e zezë e serbëve, apo Illyricum Sacrum, Lulija, Luljeta, dhe Syri i Vështrimit të Gjithanshëm?

Çka tjetër kam zbuluar nga ky vend dhe që hedh poshtë shumë teori botërore të cilat ju i keni mësuar gjer më tani? Në historiografinë botërore ka ende dyshime se cila është prejardhja e shqiptarëve të sotëm, dhe shumica e historianëve të huaj, po them të huaj për shkak se shqiptarët kanë vetëm pseudohistorianë, e hedhin poshtë tezën se shqiptarët kanë prejadhje nga ilirët. Nëse hedhet poshtë nëpër botë, vërtetohet nga ky vend ose Shushica. E kam zbuluar se shqiptarët e kanë prejardhjen nga iliri i cili në realitet është kulti i hundrakut, ose në terminologjinë moderne, e kam riemëruar gjarpri i Ramush Shakut. Ua kam zbuluar se lulaku me të cilin mbështjellet fëmija në djep, ka mbetur si simbolikë nga gjarpri i Ramush Shakut.[15] Pentagonit të dikurshëm serb, pra Pejës, i kam krijuar identitet shqiptar me Fjalorin e Pejës dhe Istogut.[16]

E shihni se u kam krijuar identitet orgjinal shqiptarëve, por këta, siç ua theksova edhe më herët, parapëlqejnë t´i përbuzim vlerat e veta kombëtare dhe të vjedhin nga të tjerët për të na i paraqitur ato si identitet i joni. Këta e urrejnë qenien e vet dhe të gjithë ata që krijojnë vlera. Qytetërimi britanik mua ma ka vjedhur doktorraturën, ndërsa ai amerikan ma ka mbyllur organizatën joqeveritare për hulumtime dhe analiza ekonomike. E dini pse? Sepse, sipas këtij qytetërimi, ne nuk duhet të kemi të drejtë të zhvillohemi ekonomikisht, por të jemi vetëm vegla për t´u shkërdhyer dhe për eksperimente. A po e kuptoni tash pse shqiptarët dallohen në perëndim me krime dhe vepra të këqija? Qytetërimi i tillë në Kosovë krijon, lejon veprimtari të organizatave jo qeveritare, dhe për këto u mbështet me diplomaci dhe financa, që ndikojnë në pedofili dhe prerje kokash siç ishte rasti në Banjë të Pejës. Populli të cilit ia kanë fshirë trurin, i cilëson këto veprimtari si qytetërim sepse kështu kinse paska qejf Amelika! Dhe ç’është e vërteta, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ka qenë mjaft e ashpër në mbrojtjen e një organizate jo qeveritare të quajtur Kosova 2.0 që promovon të drejtat e homseksualëve, lesbikeve, vagabondëve, drogirashëve, dhe prostitutave.

Kjo OJQ ka shkuar aq larg sa që dilte publikisht në Prishtinë me parullën “Kosova 2.0 e mbështet Gezi Parkun”, ose atyre trazirave të dhunshme të kriminelëve në sheshin Taksim të Stambollit. Këtij qytetërimi i pengon çdo gjë pozitive, jo vetëm këtu, por edhe në Turqi. Shkojnë edhe më larg sa që veprimtaritë humanitare, arsimore, kulturore, dhe për zhvillim të TIKA-s në Kosovë, i quajnë rrezik terrorizmi, kurse financimet e tyre për pedofili, degjenerime seksuale dhe prerje të kokave, si qytetërim! Shqiptarët po u dashka të mbajnë përegjegjësi dhe të turpërohen pse ndodhin prerje kokash në Siri, Irak apo në Mars që s’kanë kurrfarrë ndikimi këtu, ndërsa kur shqiptarëve këtu në Kosovë u prehet koka nën sundimin e këtij qytetërimi, atëherë qenka në rregull! Këtë lloj gjykimi nuk do ta pranonte as instinkti i kafshës më të prapambetur.

E SHTATA, Mehmet Akifi, e jo Naim Frashëri është poet kombëtar i shqiptarëve. E kam fjalën kur është në shprehje krahasimi i veprave, dhe sa u shërbejnë ato shqiptarëve. Çka mund të mësoni nga Naim Frashëri? O malet e Shqipërisë, e ju o lisat e gjatë, ju kodra me hardhuca, gjarpi e zhapina, u kam ndërmend ditë e natë! Çka u ka shërbyer dhe shërben kjo shqiptarëve? Ndoshta për të menduar ditë e natë për malet dhe lisat e gjatë, e të shkojnë të nesërmen për t´i bërë rrafsh me tokë! Duket sikur Naim Frashëri u ka treguar shqiptarëve se ku ta orientojnë talentin! Ka plot poezi tjera të poetëve shqiptarë si kjo që kanë prodhuar antivlera me pasoja. Ndërkaq, kur lexoni Mehmet Akifin, e shihni se poezitë e tij nuk janë thejshtë poezi, por histori e gjallë. Secili strof dhe varg i poezive të Mehmet Akifit ku bënë fjalë për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, dhe Maqedoni, është histori në vete për kohën, realitetin e tashëm, dhe me rekomandime për të ardhmen se çka duhet të bëjnë shqiptarët. Për shkak të kohës, po ua përmendi vetëm disa vargje të tij.

Tre milionë njerëz po vuajnë nga tri koka të pa tru Shiko, si po masakrohen baba!

Ngrihu nga varri baba, ngrihu!

Të gjallët nuk u shkuan në ndihmë, të paktën ti eja Shqipëria digjet, dhe kësaj radhe për tmerr.[17]

Çka do të thotë kjo? Tri kokat e patru, edhe pse nuk përmenden, ishin Ismail Qemali, Isa Boletini, dhe Hasan Prishtina. Edhe popullin të cilin këta e përfaqësonin, sidomos atë pjesë të aftë për luftë, e cilëson kryesisht si kufomë të gjallë, prandaj i bënë thirrje babait të vet në varr Tahir Efendiut “ngrihu baba ngrihu, se ti edhe ashtu i vdekur mund të bësh më shumë se këto kufoma të gjalla”. Dhe vazdhon:

Ku është ajo pari e kombit që popujve i shpalli dyluftim?

Nuk pashë në fushëbetejë njeri, madje asnjë njeri….Mjerim!

Frikacakët të prostitutat duke vrapuar,

As pallate as shtëpi nuk lanë pa u futur,

Rrënjët e palidhura të pavarësisë ku janë?

Ku je “Bashkim” i shkëlqyer, fantazi e lartë e krijuar? 

Ty, madje me vite të hutoj ajo ëndërr e mallkuar.  

Je në gjumë….Nëse do të zgjohesh, kanë për të zhdukur.

O komb i robëruar, pavarësinë ku e ke?  

Juve u provokuan me marifetet e tyre katër-pesë të marrë  

Ja pra, pse nuk mund ta prisnit këtë përfundim të poshtër!

Bashkohuni, përkundrazi do të humbni, do t shkatërroheni

As Qeveria nuk do të mbetet, për Zotin as dini! [18]

E kuptoni se për çka është fjala këtu? Është shumë interesante se e njëjta situatë i karakterizon gati fije për pe edhe shqiptarët e Kosovës sot? Mehmet Akifi po pyet: ku  janë gjithë ata trima e heronj të gjallë? Mos janë duke vrapuar pas prostitutave dhe pallateve? Po janë. Ky populli i robëruar në Kosovë, ku e ka pavarësinë? S´ka kurrfarë pavarësie. A po kërkojnë këta bashkim kombëtar në këto rrethana okupimi, a? A nuk po e dinë shqiptarët se ende janë në gjumë, dhe nëse zgjohen kanë për t´i zhdukur? Ju as qeveri për interesin e kombin nuk keni, e për Zotin as që e dini!

Tek poezia me titullin “A s’ njeh, a? [Është] Kosova!”, thotë:
 

O ju pesë-gjashtë të poshtër që e përgatitët këtë zjarr,

Që na turpëruat neve para kroatëve e serbëve,

Pse e ndatë Shqipërinë,

Dhe e shkatërruat tërë vendin?[19]

Edhe sot i kemi nja pesë-gjashtë të poshtër që po na turpërojnë jo vetëm përpara kroatëve e serbëve, por përpara tërë botës. Ju i dini emrat e tyre se cilët janë. Cili poet ose intelektual shqiptar pos Mehmet Akifit ndonjëherë u ka ofruar pasqyrim kaq real për shqiptarët, dhe alternativa se çka duhet bërë edhe në ditët e sotme dhe të ardhme? Asnjë. Çfarë mësimesh mund të nxirrni nga vargjet e Naim Frashërit si “Ti Shqipëri, më  jep nder, më jep emrin shqiptar?” Çka janë këto fantazi dhe shtrembërim i realitetit? Çfarë nderi fitojmë ne si shqiptarë në vendin e okupuar, të udhëhequr nga antivlerat, dhe me krime nëpër Evropë?

E TETA, Mehmet Akifi, e jo Mustafa Kemali, mund të jetë Ataturku i vërtetë. Pjesëmarrësve nga Turqia kjo mund t´u duket si blasfemi, ashtu siç po u duket shqiptarëve çështja e identitetit fals të tyre me gjëra të vjedhura prej popujve tjerë. E di se edhe në Turqi ka gjëra për të cilat ekziston një vijë e kuqe, siç është rasti me statusin e Mustafa Kemali të cilit Kuvendi i Turqisë më 1934 i ka dhënë titullin Ataturk ose Babai i Turqve, edhe pse sipas disa burimeve, ai ishte me prejardhje shqiptare. Por, keni parasysh një gjë. Unë nuk mund të besoj në gjëra për të cilat nuk ka dëshmi bindëse. E kur ka dëshmi, atëherë duhet rishqyrtuar disa gjëra që nuk përkojnë shumë me veprat dhe ato që kanë ndodhur. Për këtë temë, pra, se cili mund të jetë Ataturku, kërkoj pyetje dhe vërejtje nga studiuesit turq dhe të huaj, por jo nga shqiptarët sepse këta nuk dijnë të bëjnë pyetje dhe nuk u interesojnë të vërtetat.

E NËNTA, Mehmet Akifi, e jo Ismail Qemali apo Isa Boletini është patriot shqiptar. Ismail Qemali e cilësonte veten patriot osman dhe nuk dinte shqip. Ai u caktua nga austriakët për ta shpallur pavarësinë e Shqipërisë pasi xhonturqit, të cilët ky i kishte përkrahur, nuk e lejuan të bëhej ministër osman i punëve të jashtme. Pavarësinë të cilën e shpalli ai ishte vetëm në letër, ndërsa gjendja në terren ndryshe. Ai ia dorëzoj Janinën grekëve, ndoshta nga shkau se gruan e kishte greke. Janinën e mbronte gjenerali shqiptar në shërbimin osman, Mehmet Esat Pasha, i cili më vonë do të krijoj formacionin më të shkathtë luftarak në Betejën e Çanakalasë.

E DHJETA, me profesion unë jam ekonomist. E kam një punim të hollësishëm për ndihmat e jashtme në Kosovë dhe efektin ose defektin e tyre. Për çudi, në statistikat që i kanë botuar institucionet ndërkombëtare dhe vendore, nuk figurojnë ndihmat nga Turqia. Dhe besoj kanë të drejtë pse veprojnë kështu, edhe pse shumica prej jush do të mendonit se kjo nuk është e drejtë pasi njerëzit që kanë sy i shohin gjërat gjithandej, e po i shohim edhe këtu. Unë mendoj se kanë të drejtë në këtë anashkalim pasi Kosova është Turqi, e Turqia Kosovë!

Këtu ku jemi, a po shihni kund investime të huaja ose nga institucionet vendore? Këtu përballë xhamisë nja 100 metra, e kemi shkollë fillore “Mehmet Akif ” të rindërtuar po ashtu nga TIKA. Kjo vërteton se mbrojtësi dhe mbështetësi më i madh i identitetit, kulturës, dhe arsimimit të shqiptarëve është Republika e Turqisë dhe populli turk. Ajo shkollë kur unë isha nxenës, kishte vetëm 4 dhoma mësimi, dhe mbante emrin“ Jedinstvo” që nga serbishtja do të thotë “Bashkimi”. Bashkim me kë? Kuptohej, bashkimi me “vëllëzërit serbë dhe jugosllavë”. Pas luftës më 1999, shqiptarët kinse u mbushen pak mend kur serbët e kishin djegur këtë shkollë, por jo. Ia vënë emrin kësaj shkolle të një prifti katolik nga Shkodra e Shqipërisë, në fshatin me 100% shqiptarë dhe nxenësa muslimanë! Një sherr budallaki se jo mahi, në shtetin kinse laik. Tani, shkolla është e trefishuar në madhësi nga TIKA, dhe mban me krenari emrin e nipit të këtij fshati, gjeniut më të madh shqiptar të të gjitha kohërave Mehmet Akif. Neve nuk na duhen emrat e priftërinjëve katolikë nga Shqipëria në shkollat e Kosovës, sepse gjëra të tilla janë provokime të rënda dhe të poshtra. Bëni sytë katër ndaj këtyre provokimeve sepse janë tinëzare dhe më urrejtëse kundër nesh se sa dikur politika shoviniste serbe.

Nuk po përmendi investimet tjera turke nëpër territoret shqiptare, universitetet dhe kolegjet Mehmet Akif, por dua të theksoj se në mungesë të këtyre investimeve në këtë fshat, gati gjysma e banorëve do të iknin dikah, sepse, institucionet dhe popullsia e Kosovës udhëheqin spastrimin etnik kundër shqiptarëve, dhe atë me presion më të madh se serbët me sundimin e Millosheviqir gjatë viteve 1990-ta. Në atë kohë, secili shqiptar u thoshte bashatdhetar ëve të vet “mos e lëshoni Kosovën”, dhe u bënin thirrje atyre në perëndim që të kthehen! Kur Kosova u çlirua nga Serbia dhe tash kinse qenka shtet i pavarur, nuk ka shqiptarë, i ashtuquajtur burrë i mirë, i ndershëm ose siç i quante regjimi i Millosheviqit “poshteni shiptari”, që nuk u bënë presion e represion vetëm për një gjë, duke iu thënë: “Ju duhet të ikni natën nga ky vend i mallkuar se këtu nuk ka perspetivë!” E vërteta është kjo: në mesin e 7 miliardë banorëve sa llogaritet se i ka sot bota, askush nuk e urren këtë tokë të shenjtë ose margaritarin e perandorisë, se sa shqiptarët e sotëm me identitet falls. I shihni këta shqiptarë këtu? Secili prej tyre e ka në mendje këtë ide: me mujt me nxanë një vend pune diku në institucionet shterërore dhe publike, që do të thotë me hangër djersën e të tjerëve, me vjedh nëse ka diçka për të vjedhur, ose me ikë jashtë duke lënë porosinë “flaka i dalt këtij vendi!” Kujt me i dal flaka, sipas tyre? Kosovës, ose kësaj toke të shenjtë siç e quante Mehmet Akifi. Unë e dua këtë tokë të shenjtë, por jo me këtë popullsi dhe udhëheqësi që e quan dhe punon për ta bërë këtë tokë të mallkuar! Pengesa e parë për mos zhvillimin ekonomik të Kosovës janë njerëzit e saj.

Pengesa e dytë dhe e tretë janë po ashtu njerëzit. Edhe pengesa e fundit janë njerëzit. Shqiptarët sot kanë mbetur të pazhvilluar sepse janë pajtuar me, dhe po e mbrojnë, të keqen. Po i sjellin në pushtet dhe mbrojnë hajnat. Gjatë sundimit osman, veziri i madh shqiptar Mehmet Kypryli kishte ekzekutuar mbi 30 000 hajna, shumicën prej të cilëve i kishte hedhur në deti. Zgjidhjen e problemit të hajnave si formë e qeverisjes së shqiptarëve, na e rekomandonte edhe Mehmet Akifi para 100 viteve tek himni i shqiptarëve “Unë jam shqiptar”, në këtë formë:

Shumica prej jush, u mor vesh, rrugën e gabuar s´po e shihni,

Hajni, që tani ju shërben si këshilltar, dëbojeni,

Dëgjojeni këtë prej meje, që vërtetë jam shqiptar.

Gjë tjetër s’mund të them… Ja, atdheu im ësht rrënuar.[20]

Është e vërtetë se shqiptarët e Kosovës janë marrë vesh ta ndjekin rrugën e gabuar, siç është po ashtu e vërtetë se ata janë duke u udhëhequr nga hajnat. Mehmet Akifi thotë se ne duhet t´i shporrim këta hajna. Por ekziston vetëm dikush që na ndalon t´i shporrim hajnat, e kjo pengesë është populli si kufomë e gjallë. Më lehtë është t´i shporrim hajnat me ndihmën e kufomave në këto varre, se me kufomat e gjalla ose popullin që na e kanë zënë rrugën dhe i mbron hajnat. Kjo është e vërteta në Kosovë edhe sot pas 100 viteve. Shqiptarët udhëhiqen prej hajnave, dhe këshilltarët i kanë hajna. Ne i kemi në dispozicion dy mundësi për zgjidhje. E para, është ajo që na e rekomandon Mehmet Aifi, pra që t’i dëbojmë hajnat sepse shqiptarët e vërtetë, sipas tij, nuk duhet ta pranojnë udhëheqjen nga hajnat dhe tradhtarët. Alternativa e dytë është mësimi nga përvoja e vezirit të madh shqiptar Mehmet Kypryli. Edhe pse Mehmet Akifin e kam më  yë afërm nga familja, në këtë pikë unë më shumë do ta parapëlqeja strategjinë e Mehmet Kyprilit kundër hajnave. Sot Kosovës më tepër se kurrë i duhet një Mehmet Kypryl i II-të.

Këtu në mesin e të pranishmëve të atillë hajna që rrahnin gjoks tek disa gjysmë analfabetë të këtij fshati se “Unë (siç thoshte ai për veti) jam ba kajl për rindërtim in e kësaj xhamie”, derisa kam dëgjuar unë dhe më ka detyruar t’ia çjerri maskën publikisht. E quaj hajn sepse është përgjegjës për vjedhjen e tre kompjuterëve nga kjo shkollë në cilësinë e drejtorit. Kompjuterët ishin ndihmë humanitare për arsimim nga Turqia, respektivisht nga TIKA, për nevojat e nxenësve të kësaj shkolle. Ne e kemi të ashtuquajturën Ministri të Arsimit, Shkencës, dhe Teknologjisë e cila ishte dashur të merret me këtë problem, por duket se edhe zyrtarët e saj kompetentë janë hajna siç janë edhe shumica e kolegjeve private që janë themeluar me veprimtari kriminale dhe shpërlarje të parave. Kjo është arsyeja pse unë për këtë problem e favorizoj më shumë përvojën e Mehmet Kyprylit se porosinë e Mehmet Akifit, sepse shumica shqiptarëve të sotëm nuk marrin vesh me fjalë.

Unë kam përvojë të madhe me institucionet përgjegjëse të organizatave ndërkombëtare që janë përgjegjëse për kontrollin ndaj keqpërdorimit dhe vjedhjes së ndihmave në Kosovë, siç janë Inspektori i Përgjitshëm i USAID-it, zyret e Bankës Botërore dhe të UNDP-së për reagim të shpjetë, ombudsmanin e Institutit për Shoqëri të Hapur, divizionin për rapotimin e keqpërdorimeve në fondacionin Friedrich Ebert Stiftung, e shumë tjera. E dini se cila është përgjigja e tyre dhe reagimi në formë të përgjithësuar? “Nuk kemi çfarë të bëjmë pos t’i tërheqim organizatat tona nga Kosova dhe t’i ndalojmë ndihmat, ose të dërgojmë ushtri për t’iu zhdukur më shumë se gjysmën. Ne nuk jemi fajtorë pse keqpërdoren e vidhen ndihmat, por jeni ju si popull që e lejoni dhe praktikoni këtë dukuri!” E shihni se edhe shtetet perëndimore tërthorazi pajtohen më shumë me praktikën e Mehmet Kyprylit se me porosinë e Mehmet Akifit se çka duhet bërë me problemin e hajnave. Ju e dini fort mirë se këta hajna e gjunjëzuan edhe EULEX-in duke e korruptuar me një ryshfet prej 300 000 eurove!

Për fund, më lejoni të shpreh falendërimin tim për popullin turk, Republikën e Turqisë, organizatën qeveritare TIKA për financimin e rindërtimit të kësaj xhamie dhe asaj shkolle. Ka edhe disa institucione tjera shumë të ndërlidhura me rindërtimin e kësaj xhamie, e të cilat dua t’i falënderoj, siç është Instituti Junus Emre, Shoqata e Arsimtarëve Përparimtar “Öncü Eğitimcileri” nga Stambolli me të cilën kam një bashkëpunim të mirë shkencor. Prej se kam filluar të bshkëpunoj me këtë shoqatë, kam qenë në gjendje t’i bëjë disa zbulime të mëdha të cilat ua përmenda më herët. Duhet të falënderojmë edhe ndërmarrjen “Star-M Engineering” nga Dibra për punën e saj. Jo çfarëdo ndërmarrje është në gjendje të bëjë një punë të tillë cilësore.

Fare në fund, lavdi veprës së Tahir Efendiut, Mehmet Akifit dhe “Askerit të dekoruar” !

Poshtë rrencat, hajnat, dhe kriminelët që e kanë kapur shtetin dhe popullin e Kosovës!

(Shekulli Agency)

academia.edu

Reference:

[13] Mulaj, Isa (2014a), “Why ercheological tourism does not work?: Evidence from two discoveries in Kosovo”,  paraqitur në 3rd Interdisciplinary Tourism Research Conference, 3-8 June 2014, Istanbul. Punimi mund të sigurohet nga kjo adresë e internetit: https://www.academia.edu/7494648/Why_archeological_tourism_does_not_work_Evidence_from_two_discoveries _in_Kosovo. 

[14] Mulaj, Isa (2014b), ‘Zbulim arkeologjik nga gjeometria e shenjtë: Kulti dhe realiteti i Lulies tek ilirt dhe shqiptart’, gjendet në faqen e internetit: https://www.academia.edu/8810892/Zbulim_arkeologjik_nga_gjeometria_e_shenjt%C3%AB_Kulti_dhe_realiteti_i _Lulijes_tek_Ilir%C3%ABt_dhe_Shqiptar%C3%ABt. 

 

[15] Origjina nga hundraku http://www.albaniapress.com/lajme/18595/Shqiptaret-dhe-origjina-e-tyre-nga-Iliri-Hundraku.html 

[16] Fjalori i tillë, i cili është përmbledhje e shumë shprehjeve dhe emrave nga rajoni i Pejës dhe Istogut, kryesisht nga dialekti Gegë, gjendet në disa vazhdime në kët adresë: http://www.kosovarimedia.com/index.php/biblioteka/studime-per-gjuhen/2131-fjalori-i-pejes-dhe-istogut-pjesa-1-isa-mulaj.html. 

 [17] Rizaj, Skënder (2002), po aty, f. 304.

[18] Rizaj, Skënder (2002), po aty. f.306-308.

[19] Yayinevi, Gonca (2009), po aty, “A s’e njeh? Kosova!”, f. 378.

[20] Ky është strofi i fundit nga poema “Unë jam shqiptar!”

 

Shekulli Agency